4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

A ka ndonjë rast kur lejohet kredia me kamatë?

Më të lexuarat

Pyetja:

Unë jam arkitekt dhe jetoj në Amerikë. Më në fund arrita të doktoroj në inxhinieri në Britani. Para pak kohe m’u dha rasti të bëhem partner me një arkitekt amerikan për ta formuar një kompani arkite­kture në Amerikë. Por kjo lyp që unë të marr kredi nga ndonjë bankë. Natyrisht, unë e di se shikuar globalisht kjo është e ndaluar, por për mua kjo mund të jetë një e keqe e domosdoshme, e në veçanti kur dihet se unë kam harxhuar shumë që të vij deri në një rast të tillë.

I shkrova bankës islame “El Bereke” në Londër, e ajo ma ktheu përgjigjen pas katër muajsh!? Ishte ajo një përgjigje e paqartë, ndërkaq unë i shkrova edhe një herë, por kësaj radhe nuk mora përgjigje. Trokita në të gjitha dyert dhe i përdora të gjitha metodat, por pa rezultat. Unë jam një i ri plotë elan dhe nuk dua ta humbi këtë rast. Qëllimi im është i pastër dhe kam dëshirë të pasurohem dhe t’i ndihmoj kësaj popullate të zhytur në vështirësi, e jo për të jetuar në pallat luksoz pa u interesuar për të tjerët, siç veprojnë shumë pasanikë tanë. Unë e pres me padurim përgjigjen tuaj.

***

Përgjigjja:

Nuk është e nda­lu­ar që muslimani të kërkojë pasuri dhe të mundohet për të, sepse pasuria në këndvështrimin islam nuk është krim, e as punë e ligë. Në Islam nuk pranohet ajo që e pohon krishterizmi: Pa­sa­niku nuk hynë në Mbretërinë e qiejve de­risa të kalojë dunjanë për vrimën e gjilpërës.

Por, përkundrazi, Allahu e begatoi Pejgamberin e Vet dhe i tha: “Dhe të gjeti të varfër, e Ai të begatoi.” (Duha: 8)

Prej lutjeve të Pejgamberit ﷺ ka qenë edhe kjo: “O Zot, unë të lus të më udhëzosh, të më bësh të devotshëm, të ndershëm dhe të pasur.”

Transmetohet nga Sa’d Ibën Ebi Vakasi: “Allahu e don robin e vet të devotshëm, të pasur e të fshehur.”

Amër Ibën Asit i tha: “Lum pasuria e ndershme për njeriun e devotshëm.”

Por dëshiroj t’ia ceki pye­të­sit disa të vërteta:

1. Pasuria, edhe nëse nuk është e mbrapshtë, ajo është spro­vë nga e cila duhet patur frikë. Allahu i Madhërishëm thotë: “S’ka dyshim se pasuria juaj dhe fëmijët tuaj janë vetëm sprovë.” (Tegabun: 15) E ve­çanërisht kur pronari i pasurisë ndjen se ai nuk ka nevojë për të tjerët: “Jo, është e vërtetë se njeriu i kalon kufijtë, për shkak se e ndien veten të pa­varur.” (Alek: 67)

2. Pasuria materiale nuk është gjithçka. Njeriu mund të posedojë miliona dollarë, por të jetë i varfër në shpirt. Në ha­dithin e vërtetë thuhet: “Pasu­ria nuk është të kesh shumë kapital, por pasuri e vërtetë është pasu­ria e shpirtit.”

Transmetohet prej Ali Ibën Ebi Talibit se ka thënë: “Pasuria e shpirtit forcohet edhe nëse pakë­sohet kapitali, e njeriu mund të ketë shumë pasuri, por të jetë i nënçmuar!”

Një fjalë e urtë thotë: “Pa­suria e paktë që të mjafton, është më e mirë se pasuria e shumtë që të devijon.”

3. Disa njerëz mendojnë në vete, apo u thonë njerëzve, bile i zotohen Allahut se sikur të vinin në ndonjë pasuri do të bënin shumë gjëra. Mirëpo kur i reali­zo­het ëndrra e tij, ai e then zo­ti­min dhe nuk e çon në vend fjalën e dhënë. Kjo është meto­dë e mu­nafikëve, për një grup të të cilëve na ka treguar Allahu ku thotë: “E prej tyre (hipokritëve) pati sish që i patën dhënë besën Alllahut që: Nëse na jep (Allahu) nga mirësia e Tij, ne do të ndajmë lëmoshë dhe do të bëhemi prej punëmirëve. Kur ju dha (Allahu) nga të mi­rat e Veta, ata bënë koprraci me atë (që u dha), e thyen besën dhe u zbrapsën nga respekti ndaj Allahut.” (Teube: 7576) Ndër­kaq muslimani ruhet të mos e go­det ndonjë njollë e hipokrizisë, dhe e lut Allahun ta pastrojë prej saj.

4. Rreziku i lakmisë së nje­riut për pasuri mund ta shtyjë njeriun të nxitojë ta përvetësojë atë para kohe. Ndërkaq ligjet na­tyrore dhe juridike të Allahut janë se: Kush dëshiron ta arrijë një gjë para kohe, dënohet me ndalimin e saj.

Po ashtu, lakmia e madhe ndaj pasurisë mund të shkaktojë që njeriu mos t’i përfillë dhe t’i lë pasdore gjërat që janë të do­mosdoshme fetarisht. Prej gjërave të domosdoshme që du­het të merren parasysh ja­në: kushtet e fitimit të pasurisë, kushtet e zhvi­llimit dhe har­xhi­mit të saj. Andaj, obligim i pa­kontestueshëm është që pasuria të fitohet në mënyrë të nder­sh­me (hallall), të harxhohet në gjë­ra të lejuara, dhe që njeriu të mos jetë koprrac në obligimet që ka në të. Ndërkaq praktikimi i këtyre rregullave është prej gjë­rave më të vështira për njeriun.

Në dritë të këtyre fakteve e analizojmë pyetjen e vëllait tonë, i cili dëshiron ta fillon jetën e tij ekonomike me marrjen e kamatës nga banka, për të cilën të gjitha institucionet shkencore islame ja­në të njëzëshme se është vepër e nda­luar (haram).

Por, ai këtë ia lejon vetes me pretekst se është e keqe e domos­doshme, dhe se ai është i detyruar për një gjë të tillë, me qëllim që ta arrijë standardin që e ka plani­fikuar për vete. Ai e konsideron këtë domosdoshmëri e cila ia lejon atij ta përdorë kamatën në transakcione. Por, a është e vër­tetë se kjo gjendje është e domos­doshme?

Vërejtje e patjetërsueshme rreth pretekstit të domosdosh­më­ri­së:

Ekziston një parim i pakon­testueshëm: se gjendjet e domos­doshme i kanë dispozitat e tyre të parapara me sheriat. Si për shem­bull, në raste të domosdoshmërisë ua ka lejuar individëve ta hanë coftinën, gjakun dhe mishin e derrit në rast urie të jashtëz­akon­shme, siç e potencon këtë qartë Kurani, por e kushtëzoi që të jetë jo për shije dhe pa e tepruar: “… e kush detyrohet nga uria (të hajë nga të ndaluarat), duke mos anuar dhe duke mos pasur për qëllim mëkatin, Allahu falë shumë dhe është mëshirues.” (Maide: 3);
“… e kush shtrë­ngo­het (të hajë nga këto) duke mos pasur për qëllim shijen dhe duke mos e tepruar, për të nuk është mëkat. Vërtet Allahu falë, ësh­të mëshirues.” (Bekare: 173)

Nisur nga kjo, dijetarët mira­tuan një kriter tjetër plotësues, gjegjësisht: Ajo që është e lejuar për shkak të domosdoshmërisë, e ka masën e vet sipas nevojës, sep­se përndryshe do të ishte lakmues i të ndaluarës dhe kalues i kufij­ve.

Po ashtu, duhet pasur para­sysh edhe tre gjëra:

1. Realisht të jetë prezente domosdoshmëria, e jo të jetë kjo thjesht pretekst për lejimin e të ndaluarës së qartë. Kjo i ka argu­mentet dhe dëshmitë te dijetarët dhe ekspertët. Për këtë duhet t’i py­e­së dijetarët dhe ekspertët ob­jek­­tiv të ekonomisë dhe finan­cave, njerëz këta që nuk i ndjekin pasionet dhe nuk e shesin botën e ardhshme për interesat materiale: “… e askush nuk të informon ty si i dijshmi (Allahu).” (Fatir: 14)

2. Nëse mbyllen, para atij që ka nevojë, qoftë individ apo qeveri, të gjitha dyert e hallallit, edhe përskaj orvatjes së hapjes së tyre, si dhe mospasjes alternativa legjitime që e plotësojnë nevojën. Në këtë rast mund t’i shfrytë­zoj­më gjërat e urrejtura me qëllim që të dalim nga gjendja e ngushtë dhe presioni i saj i ashpër. Ndër­kaq, nëse ekzistojnë alternativa tjera dhe hapet ndonjë derë e hallallit, në asnjë mënyrë nuk lejohet të drejtohemi në haram.

3. Që ajo e cila lejohet për raste të jashtëzakonshme të mos shndërrohet në parim të përgjith­shëm dhe kriter konstant, por du­het ditur se kjo është një përja­sh­tim i përkohshëm i cili shfuqi­zo­het me eliminimin e domosdosh­mërisë. Për këtë, dijetarët ia shtu­an rregullës: “Gjërat e domos­do­sh­me i lejojnë ndalesat” një rregull tjetër plotësuese, e që është: “Ajo që lejohet për shkak të domosdoshmërisë, i ka kufijtë e veta.” Kjo është bazuar në aje­tin: “… e kush shtrëngohet (të hajë nga këto) duke mos pasur për qëllim shijen dhe duke mos e tepruar, për të nuk është më­kat…” E ai i cili e tejkalon kufi­rin e të domosdoshmes në kohë ose sasi, ai e ka tepruar.

Më mirë për vëllain që pyet, e që është plot elan, është që të veprojë gradualisht, gjë që është prej ligjeve të Allahut në koz­mos dhe sheriat, të ngjitet shka­llëve prej të parës, një nga një, mos ta kapërcejë realitetin dhe të mundohet t’i përfshijë të gjitha periudhat në një hap, sepse kjo mund ta çojë vetëm në humbjen e fesë dhe të kësaj bote, bashkë­risht.

Përkthim

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit