20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

A është sipas sunetit profetik t’i shtojmë lutjet në ditën e xhuma?

Më të lexuarat

Pyetja:

A është sipas sunetit profetik t’i shtojmë lutjet në ditën e xhuma?

***

Përgjigjja:

Ebu Musa el-Eshari (Allahu qoftë i kënaqur me të!), ka thënë se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thoshte lidhur me çastin e xhumasë: Ky është mes kohës kur imami ulet deri në kohën kur përfundon namazi (i xhumasë). [1]
Hadithi na tregon se ka një çast në ditën e xhumasë, në të cilin duatë tona marrin përgjigje. Këtë çast hadithi e vendos brenda kornizës kohore të namazit të xhumasë. Ka dhe të tjera hadithe të cilat e vendosin këtë çast në të tjera kohë në xhuma. Më e sigurta nga këto është ajo, që Xhabir përcjell nga Pejgamberi ﷺ:
E xhumaja përbëhet nga dymbëdhjetë orë. Në mesin e tyre gjendet një çast në të cilin, ai që e lut Allahun për diçka, do të marrë përgjigje. Kërkojeni këtë çast në orën e fundit (të xhumasë) pas ikindisë. [2]
Një hadith i ngjashëm u përcoll nga Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), ku Pejgamberi thotë:
Kërkoni çastin e xhumasë pas ikindisë deri në perëndim të diellit. [3]
Imam Tirmidhiu teksa e komenton thotë:
Ky hadith, me këtë transmetim, është i çuditshëm, ndonëse transmetohet nga Enesi edhe me rrugë të tjera. Një nga transmetuesit është Muhamed bin ebi Humejd, i cili është i dobët. Thuhet se ai është Ebu Ibrahim el-Ensari, hadithet e të cilit janë të pavërteta. Disa njerëz të dijes ndër sahabët dhe të tjerët konsiderojnë se ky çast gjendet mes ikindisë dhe perëndimit të diellit. Ky, po ashtu, është mendimi i imam Ahmedit dhe Ishak Ibn Rahojes. Imam Ahmedi ka thënë: Shumica e haditheve lidhur me çastin e përgjigjes në duatë tona e vendosin këtë çast pas ikindisë…
Ky është mendimi që parapëlqehet nga imam Ahmedi dhe nga shumë të tjerë. Ata konsideruan se koha mes ikindisë dhe akshamit është një periudhë më e gjerë kohore, në të cilën ne duhet ta kërkojmë çastin e veçantë duke iu lutur Allahut.

Neveviu, në komentin që i bën Sahih Muslim-it (6/140-141), mbështet mendimin e shprehur nga hadithi i parë, që përcillet nga Ebu Musa el-Eshari, ku thuhet se ky çast ndodh gjatë namazit të xhumasë. Ai e bën këtë për faktin se, hadithi i cili vërteton këtë, e ka zinxhirin më të fortë të transmetimit. Ai citon Muslimin të thotë për këtë hadith: Ky është më i miri dhe më i sakti
nga të gjitha hadithet që diskutojnë çastin e parapëlqyer në ditën e xhumasë.

Të tjerë dijetarë konsiderojnë se ska kundërshtime mes këtyre dy haditheve. Ata mendojnë se ky çast i duave në ditën e xhumasë gjendet në të dyja këto periudha kohore.

Ibn Kajjim në Zad el-Mead (1/394) shkruan:
Të gjitha hadithet pajtohen rreth kësaj dhe Pejgamberiinkurajonte njerëzit të bënin dua dhe ti kërkonin Allahut brenda këtyre dy çasteve.
Ky, po ashtu, është mendimi i AbdulAziz Ibn Baz, siç qëndron në librin e tij Mexhmu el-Fetawa wel-Resail (12/401-402).
Vlen të përmendet se koha në të cilën pritet të pranohen duatë nuk është i tërë intervali i përmendur në këto hadithe, por një periudhë më e shkurtër kohore brenda kësaj periudhe më të madhe kohore. Kjo pikë është shqyrtuar nga el-Kadi Ijad dhe u theksua nga Neveviu në Sherh Sahih Muslim (6/140). Kjo mbështetet nga hadithi në të cilin Pejgamberi bën gjest me dorën e vet për të treguar një periudhë më të shkurtër kohore për këtë çast. [5]
Prandaj, ky çast smund të përcaktohet me pesëdhjetë minuta apo me ndonjë periudhë më të shkurtër; ky çast duhet të kërkohet brenda tërë intervalit kohor të përmendur nga Pejgamberi . Kjo është njësoj siç jemi këshilluar lidhur me kërkimin e Lejletul-Kadrit në ramazan, që kërkohet brenda dhjetë ditëve të fundit të ramazanit.
Personi duhet të këmbëngulë dhe të shpresojë që duaja e tij do të përputhet me këtë çast të veçantë në të cilin Allahu u përgjigjet të gjitha duave.
Neveviu teksa i referohet kësaj, thotë: “Çasti mund të mbartet. Në disa xhuma mund të jetë në një kohë, në Xhuma të tjera në kohë tjetër. Kjo është pikërisht si mendimi më i fortë lidhur me Lejletul-Kadrin.” [6]
Allahu e di më së miri
.

islamqa.info

——————————-

[1] Muslimi 853

[2] Ebu Davudi 1048, Nesaiu 1389 dhe Hakimi në Mustedrek 1032

[3] Tirmidhiu 489

[4] Tirmidhiu 2/260

[5] Sahih el-Buhari 893 dhe Sahih Muslim 852

[6] Mexhmu 4/471

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit