3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

A është i saktë hadithi: “Kush fal namazin me xhemat dyzetë ditë?”

Më të lexuarat

Pyetje: A është i saktë hadithi: “Kush fal namazin me xhemat dyzet ditë pa i ikur tekbiri fillestar, Allahu i shkruan atij dy distancime; nga hipokrizia dhe nga zjarri?”

Përgjigje: Po, hadithin e kanë konsideruar të mirë një grup dijetarësh, prej tyre shejhu ynë Albani (Allahu e mëshiroftë).

Ky hadith ka ardhur në Sunenin e Tirmidhiut me tekst: “Kush falet për Allahun dyzetë ditë me xhemat duke kapur tekbirin fillestar, i shkruhen atij dy distancime; distancim nga zjarri dhe distancim nga hipokrizia”.

Transmeton Tirmidhiu me numër 241, dhe e konsideron Hasen shejh Albani.

A duhet arritur për çdo namaz?

Po, për një periudhë dyzet ditore. Nuk i mundësohet ndonjë njeriu falja e namazit duke kapur tekbirin fillestar për dyzet ditë me radhë pa ndërprerje, vetëm se atë Allahu do t’a largojë atë nga syfaqësia dhe nga zjarri. Nëse e ndërpret ndonjë ditë, duhet t’a përsëritësh nga e para, madje edhe nëse janë bërë tridhjetë e nëntë ditë duhet ta nisësh nga e para.

Hadithi: “Kush arrin dyzet namaze”, dhe jo “dyzet ditë”, “Kush arrin dyzet namaze -tekbirin e ihramit – në xhaminë time, i shkruhet atij largim nga zjarri”, ky është hadith i dobët.

Prandaj shumica e haxhinjve të huaj, kryesisht turq, kur vijnë në Medine për haxh presin tetë ditë. Pse tetë ditë? Për shkak të dyzet namazeve, sepse ky hadith kufizon numrin e namazeve dhe jo dyzet ditë bashkë me namazet. Përcaktimi i xhamisë së Profetit (alejhi selam) në hadith nuk është i saktë, por kufizimi i namazit me dyzet ditë në cilëndo nga xhamitë e muslimanëve, kush arrin tekbirin e ihramit dyzet ditë i shkruhen dy distancime.

Allahu e di më mirë!

Marrë nga mexhlisi i fetvave të xhumasë, të shejh Meshhur bin Hasen al Selman (Allahu e ruajtë).

Përktheu: Teuta Xeka

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit