8.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Nëse cikli zgjatë më shumë se 10 ditë a duhet të falemi?

Më të lexuarat

A mund të zgjasë cikli menstrual më shumë se dhjetë ditë?

Përgjigje:
Alejkum selam we rahmetullah we berekatuhu. Fillimisht, po, cikli menstrual mund të zgjasë dhjetë ditë, edhe pse raste të tilla janë të rralla. Motra që ka bërë këtë pyetje duhet të marrë parasysh nëse ka cikël të rregullt apo të parregullt.

  • Në rastin e ciklit të rregullt:
    Nëse keni cikël të rregullt, duhet të shikoni datën dhe të llogaritni sa ditë zgjat cikli. Pas kalimit të këtyre ditëve, kontrolloni gjakun. Nëse ai ka tiparet e gjakut të ciklit (si ngjyrë e errët dhe erë e veçantë), atëherë vazhdon të konsiderohet cikël. Kur gjaku ndryshon ngjyrë, ndalet, ose pastrohet (me tipare të gjakut që nuk janë më të ciklit, si ngjyrë më e qelur dhe pa erë), atëherë është istihadhe, që do të thotë se nuk është më pjesë e ciklit menstrual.
  • Në rastin e ciklit të parregullt:
    Nëse nuk keni cikël të rregullt dhe herë zgjat pesë, herë shtatë apo dhjetë ditë, duhet të shikoni tiparet e gjakut. Nëse gjaku ka tiparet e ciklit, veproni në përputhje me to, edhe nëse gjaku vazhdon për dymbëdhjetë ditë. Edhe pse një pjesë e dijetarëve kanë thënë se cikli nuk zgjat më shumë se pesëmbëdhjetë ditë (pasi duhet të mbeten pesëmbëdhjetë ditë të pastërta çdo muaj), Profeti Muhamed (alejhi selam) ka theksuar rëndësinë e tipareve të gjakut në përcaktimin e ciklit.

Hoxhë Dr. Rasim Haxha

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit