5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

15 vjet shtet, Kosova ende me vështirësi ekonomike

Më të lexuarat

Në këtë 15 vjetor pavarësie, Kosova mund të mbështetet dhe në parashikimin pozitiv të Bankës Botërore sipas së cilës vendi pritet të shënojë rritjen më të madhe ekonomike në Ballkanin Perëndimor, prej 3.1%.

Edhe analistët në vend e mbështesin këtë nivel duke shtuar se këtë vit nuk pritet të kalojë 4 %. Ata theksojnë se inflacioni ndikon shumë në aktivitetin ekonomik, sidomos në një vend si Kosova që nuk ka kapacitete të mëdha prodhuese.

Nga ana tjetër produktet me origjinë nga Serbia vazhdojnë të zënë një hapësirë të madhe në shportën e konsumatorëve në Kosovë, edhe pse kohët të fundit janë bërë më të shpeshta thirrjet për bojkotimin e tyre.

Kosova importon shumicën e produkteve nga shtetet fqinje dhe ato të Bashkimit Europian.

Gjatë vitit 2022, Kosova importoi nga Serbia produkte në vlerë prej 371.6 milionë eurosh, ndërsa eksportoi atje gjashtë herë më pak, përkatësisht 60.7 milionë euro produkte.

Për sa i përket rritjes së inflacionit, ky trend karakterizoi Kosovën pothuajse gjatë gjithë vitit 2022, por që pritet të stabilizohet apo të ulet gjatë vitit 2023, sipas parashikimeve të institucioneve financiare.

Në përpjekje për të zbutur ndikimin e inflacionit, Qeveria e Kosovës miratoi në muajin shtator një pako në vlerë prej 150 milionë eurosh. Prej saj përfituan një numër qytetarësh, kryesisht familje me asistencë sociale dhe pensionistë. Aktualisht në sektorin publik në Kosovë janë të punësuar mbi 80 mijë persona, me pagë mesatare bruto rreth 620 euro./scan-tv/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit