Shuhet legjenda e basketbollit amerikan dhe botëror, Kobe Bryant

0
77

Kobe Bryant është një ndër emrat më të mëdhenj të basketbollit botëror.

Fatkeqësisht sipas faqjes së njohur amerikane TMZ, ai ka humbur jetën ditën e sotme për shkak të rrëzimit të helikopterit me të cilin po udhëtonte ish ylli i NBA.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kaliforni, ku 41-vjeçari po udhëtonte së bashku me 4 persona të tjerë në bordin e helikopterit të tij privat.

Bashkë me të kanë gjetur vdekjen edhe anëtarët e tjerë të ekuipazhit.

Për fat të mirë, në bord nuk kanë qenë bashkëshortja e Bryant, tre vajzat e tij dhe djali i porsalindur Capri.

. Ai luajti për dy dekada me Los Angeles Lakers duke fituar pesë tituj NBA dhe duke qenë 18 herë pjesë e All-Stars Game.

Ai u tërhoq nga basketbolli aktiv në vitin 2016.