16.1 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Federata Franceze e Futbollit u kërkoi lojtarëve të mos agjëronin – talenti 19 vjeçar u përjashtua nga kombëtarja

Më të lexuarat

Federata Franceze e Futbollit u ka dërguar një paralajmërim të gjithë përzgjedhësve në ekipet e futbollit të vendit që të mos lejojnë futbollistët të agjërojnë gjatë muajit të Ramazanit.

Siç raporton L’Equipe , këtë vit, për herë të parë, FFF vendosi një “rregull të përgjithshëm” që rregullon praktikën e agjërimit të Ramazanit brenda përzgjedhjeve kombëtare, kështu që nuk do të ndryshojë datat e stërvitjeve, drekës apo ndeshjeve, dhe lojtarëve u kërkohet të mos agjërojnë gjatë mbërritjes në ekipin kombëtar.

Rregulli i ri do të zbatohet nga përzgjedhjet e të rinjve deri tek ekipi i parë dhe tashmë ka hasur në tensione dhe keqkuptime të shumta.

Mësohet se futbollisti i Lyonit, Mahamadou Diawara është hequr nga lista e kombëtares pa asnjë shpjegim, edhe pse sot është stërvitur normalisht me ekipin e tij.

Sipas burimeve pranë futbollistit 19-vjeçar, ai është larguar nga kombëtarja pasi nuk ka dashur të prishë agjërimin gjatë tetë ditëve të grumbullimit të kombëtares.

Shumë e kanë konsideruar si një vendim i tillë është skandaloz pasi futbollisti i ri duhet të zgjidhte mes futbollit dhe fesë së tij.

Gjithashtu shtohet se për shkak të një zhvillimi të ngjashëm të situatës, disa futbollistë të rinj që kanë dy shtetësi kanë vendosur të mos përfaqësojnë Francën.

Kujtojmë se më herët Ligue 1 u ndaloi gjyqtarëve që të ndërpresin ndeshjet në mënyrë që disa futbollistë të mund të prishin agjërimin gjatë Ramazanit. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit