16.1 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Përkrahu me anë të një postimi palestinezët, paditet mbrojtësi i Bayernit

Më të lexuarat

Noussair Mazraoui, mbrojtës i djathtë i Bayernit të Mynihut, ishte objektivi i një kallëzimi penal nga kreu i komunitetit gjermano-izraelit, Volker Beck.

Kjo padi vjen pas fjalëve të Mazraouit gjatë sulmit të Hamasit ndaj Izraelit dhe, sipas presidentit të komunitetit, ato përkrahin sulmin e grupit palestinez.

Lojtari maroken publikoi në rrjetet sociale fjalët “Zot, ndihmo vëllezërit tanë palestinezë të arrijnë fitoren”, të cilat “përkrahin sulmet e Hamasit” në territorin izraelit.

Beck kritikoi gjithashtu sjelljen e Bayernit, të cilën ai e konsideroi “për të ardhur keq”.

Kujtojmë se lojtari është pezulluar nga klubi bavarez, por tashmë është rikthyer në skuadër, çka e shtyu kreun e komunitetit izraelit të deklarojë se “nuk ka pasur pasoja”, ndonëse shpreson se “drejtësia do të hapë sytë ndaj përgjegjësive të klubit”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit