16.1 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Telashet e lojtarit të Bundesligës nga “liria e fjalës”

Më të lexuarat

Mesazhet e Anwar El Ghazi-t, fshi e shkruaj për Gaza-n

Skuadra gjermane e Bundesligës Mainz 05 ka ndërprerë kontratën me Anwar El Ghazi pas postimeve të sulmuesit në mediat sociale që shprehin pikëpamjet e tij për konfliktin Izrael-Hamas, njoftoi klubi të premten.

Holandezi u pezullua në tetor pas komenteve të mëparshme, të cilat ai i ka fshirë që atëherë, por u lejua të kthehej në stërvitje të hënën pasi tregoi pendim, tha Mainz.

Megjithatë, El Ghazi postoi një mesazh të ri të mërkurën, më 1 nëntor, për të cilin klubi gjerman tha se ishte “i pakuptueshëm” dhe do të hetohej nga një këndvështrim ligjor.

“Pozicioni im mbetet i njëjtë siç ishte kur filloi”, ka shkruar El Ghazi.

“Unë jam kundër luftës dhe dhunës. Unë jam kundër vrasjes së të gjithë civilëve të pafajshëm. Unë jam kundër të gjitha formave të diskriminimit. Unë jam kundër islamofobisë. Unë jam kundër antisemitizmit. Unë jam kundër gjenocidit. Unë jam kundër aparteidit. Unë jam kundër okupimit, unë jam kundër shtypjes”, shtoi ai.

“Unë mbroj atë që është e drejtë, edhe nëse do të thotë të jem i vetmi. Humbja e jetesës sime nuk është asgjë në krahasim me ferrin që po zbret mbi të pafajshmit dhe të pambrojturit në Gaza. Nuk mund të ketë kurrë asnjë justifikim për të vrarë më shumë se 3,500 fëmijë në Gaza në tre javët e fundit…”, postoi El Ghazi në Instagram të premten.

Nga lumi në det…

Në postimin e fshirë që atëherë, për të cilin ai u pezullua më 17 tetor, El Ghazi shkruante: “Nga lumi në det, Palestina do të jetë e lirë”.

Me këtë ai aludoi se Palestina duhet të shtrihet nga lumi Jordan deri në Detin Mesdhe, që do të thoshte se Izraeli nuk do të ekzistonte më.

Mainz bëri të ditur se lojtarit i është ndërprerë kontrata për shkak të deklaratave dhe njoftimeve në rrjetet sociale, pa specifikuar se cilat njoftime dhe deklarata. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit