14.2 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Dijatari Abdulkadër Arnauti ishte i dashur dhe i rrespektuar edhe te Priftërinjët

Më të lexuarat

Dijetari Abdulkadër Arnauti (Allahu e mëshiroftë), ishte pasues i sunetit, i urtë e shpresdhënës, i dashur jo vetëm tek muslimanët por edhe te krishterët.
Me moralin, edukatën si dhe stabilitetin në fe që e kishte e kuptuan se ky është vërtetë një dijetar që meriton të duhet e të rrespektohet.

Më tregoj nipi i tij Abdulkadri (djali i shejh Mahmudit), se shejh Abdulkadri ku ka dhënë mësim në medrese në Damask, aty afër kanë banuar disa prifta.
Ligjeratën (orën)ku e mbante shejh Abdulkadri, i hapnin dritaret për shkak të vapës edhe shejhu e ka pasur traditë me e ngritur zërin, dhe e ka bërë ligjeratën të gjallë.
Prifterinjët që jetonin afër, edhe këta e hapnin dritarën që ta ndëgjojnë ligjeratën e hoxhës.

Pas ligjeratës disa herë zbritshin poshtë ta përshëndetnin e duke i thënë se fjalët e tua po kanë ndikim në zemrat tona, por pasi që jemi priftërinjë spo mund të bëhemi musliman së paku po të përshendesim e po të tregojmë se je i respektuar e i dashur në zemrat tona.

Allahu e mëshiroftë shejh Abdulkadër Arnautin ku është model për neve hoxhallarëve se si duhet të jemi të afërt, modesta, të sjellshëm e pasues të vërtet të Pejgamberit alejhi selam.

Elhamdulilah që Allahu na ka nderu që shejhu me qënë prej Kosove.

Përshtati: Bashkim Bajrami

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit