16.7 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Presidenti i ligës spanjolle: PSG u kap duke urinuar në pishinë; një ditë nafta arabe do na blejnë edhe neve

Më të lexuarat

Presidenti i ligës spanjolle të futbollit, Havier Tebas nuk e ka kapërdirë ende mënyrën sesi u realizua blerja e Neymar tek PSG.

Një një deklaratë për mediat, Tebas “nuk e ka mbajtur gojën”, ndërsa ka shpërthyer në tone të larta.

“PSG po tallet me sistemin. U kapën duke urinuar në pishinë. Cfarë bënë është Doping Financiar” – është shprehur Tebas.

Sipas tij, klubet duhet ta dinë mirë se cfarë rreziku vjen për ta, kur paratë vijnë nga shteti e qeveria. “UEFA vërtet krijoi fair play-n financiar, por PSG theu rregullat e shpresoj që hetimet të shkojnë deri në fund” , shtoi Tebas.

Por nr.1 të futbollit spanjoll, nuk i ka dalë e keqja vetëm me parizienët. Tebas nuk i kurseu kunjat as për arabët që kanë marrë në pronësi Manchester Sity-n.

“Me gjithë këtë naftë në qarkullim, shumë shpejt do të blenë të gjithë lojtarët, e do të na duhet edhe neve vetë të mbrohemi se mos na blejnë” , ka thumbuar Tebas. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit