12.4 C
Pristina
Wednesday, May 15, 2024

A pranohet namazi i një gruaje e cila pasi merr abdes vendos makijazh në fytyrë?

Më të lexuarat

Përgjigje: Në qoftë se gruaja merr abdes pastaj vendos makijazh në fytyrë, kjo nuk përbën problem dhe nuk ndikon as tek abdesi, as në namazin e saj, deri sa ajo është e pastër, sepse pastërtia e rrobave dhe e trupit janë esenciale që namazi të jetë i vlefshëm.

Duhet të ceket se nuk është e lejuar për gruan që të jetë e lyer para burrave që nuk i ka mahrem, sepse ajo është e urdhë- ruar që ta mbulojë fytyrën kur të jetë para tyre dhe se vendosja e makijazhit është zbukurim që çon në fitne (joshje, provokim).

Në qoftë se e bën këtë dhe pastaj falet, do të ketë shpërbli- min për namazin e saj, por do të ketë barrën e gjynahut për tabaruj.

Në fetvanë “Al-Laxhnah al-Da’imah” (17/129) thuhet: “Nuk ka arsye pse gruaja të mos e zbukurojë veten duke vendo- sur makijazh në fytyrë, ose të lyejë qerpikët, ose t’i rregullojë flo- kët në mënyrë që të mos u përngjajë grave jobesimtare, por është gjithashtu esenciale që ta mbulojë fytyrën para burrave që nuk janë mahrem për të.” Mbarim i kuotës.

Gjithashtu thuhet (17/128): “Lyerja e qerpikëve është i lejuar në Islam, por nuk është e lejuar për gruan që të shfaqë asnjë nga zbukurimet e saj, qoftë ajo lyerje e qerpikëve apo diçka tjetër, askujt përveç burrit të saj ose burrave që i ka mahrem, sepse Allahu thotë: “… dhe të mos ua tregojnë bukuritë e tyre askujt përveç burrave të vet.”
(En-Nur, 31)

Dhe Allahu e di më së miri.

Islam Q&A

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit