14.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Luleshtrydhja, fruti “mik” i shëndetit dhe i mirëqenies së njeriut

Më të lexuarat

Luleshtrydhet janë të pasura me flavanoidë dhe vitaminë C, të cilat i japin 1.000 veti këtij fruti mik të shëndetit dhe të mirëqenies së njeriut…

Të kuqe dhe të bukura, me një formë afërsisht si të zemrës, këto janë luleshtrydhet.

Ato janë të pasura me flavanoidë dhe vitaminë C, të cilat i japin 1.000 veti këtij fruti mik të shëndetit dhe të mirëqenies së njeriut.

Larg anemisë

Luleshtrydhet përmbajnë shumë vitaminë C, mendoni që pesë luleshtrydhe kanë vitaminë C sa një portokall dhe siç e dimë kjo vitaminë favorizon përthithjen e hekurit, mjaft të nevojshëm për rruazat e kuqe të gjakut dhe për muskujt.

Lamtumirë peshore

Mikesha të dietës, luleshtrydhet janë të pasura me enzima të afta të aktivizojnë metabolizmin e yndyrnave duke ndihmuar trupin të dobësohet me më pak lodhje. Si të mos mjaftonte, e dini që luleshtrydhet kanë një sasi të madhe fibrash, të cilat jo vetëm na ndihmojnë të tresim më shpejt, por edhe ndihmojnë punën e zorrëve dhe shtojnë ndjesinë e ngopjes, pra, kontrollin e peshës.

Rinia e bekuar

Luleshtrydhet janë të pasura me magnez dhe kalium duke e renditur direkt në 20 frutat me veti të mëdha antioksidante. Prezenca e antocianinës, pigmenti që u jep luleshtrydheve ngjyrën e kuqe, provokon në fakt një rritje të acidit urik.

Larg artritit

Fenolet janë substanca antiinflamatore. Prandaj konsumimi i luleshtrydheve është shumë i nevojshëm për të lehtësuar simptomat inflamatore për ata që vuajnë nga osteoratriti, asma apo aterosklerozë. Përveç fenolit, kaliumit, vitaminës K dhe magnezit që përmbajnë, luleshtrydhet janë mjaft të mira për shëndetin e kockave.

Ndonjë ide si t’i konsumoni? Ja disa: Të freskëta pa sheqer; me limon dhe uthull molle për të stimuluar diurezën apo në frulator me pak kos natyral dhe një fletë mente. Pse jo dhe një centrifugë me mollë dhe banane.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit