22.8 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Turqi – Ramazani vjen me bereqetin e tij

Më të lexuarat

Sofrat që do të shtrohen gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit në mbarë vendin do të mbledhin në një vend me mijëra qytetarë.

Sofrat që do të shtrohen gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit në mbarë vendin do të mbledhin në një vend me mijëra qytetarë.

Bashkitë dhe organizatat joqeveritare të Sakarya-s, Bolu-s, Kocaeli-t, Karabuk-ut, Duzce-s, Bartin-it dhe Zonguldak-ut, të cilat i kanë përfunduar përgatitjet e tyre për Ramazan, do të shtrojnë sofra të iftarit për mijëra vetë.

Në Sakarya ashtu si çdo vit edhe këtë vit do të vazhdohet me emocionet e Ramazanit me programin “Në lagje shtrohet sofra e iftarit” që do të organizohet në 16 nënprefektura.

“Mauna e aktivitetit mobil”, do të vizitojë nënprefekturat dhe do të bëjë shfaqje të lojës së hijeve të Karagjozit, shfaqje komike dhe shfaqje të tjera të shkurta. Qytetarët do të kenë mundësinë për të blerë libra nga zhanret e ndryshme në “tregun e librave” që do të hapet në bulevardin “Ataturk” gjatë muajit të Ramazanit.

Ndërkaq në nënprefekturës Izmit të Kocaeli-t bashkia do të hapë një rrugë të Ramazanit.

Me aktivitetet që do të organizohet në rrugën e Ramazanit dhe në lagje të ndryshme, qytetarët do të mund ta përjetojnë me kënaqësi muajin e Ramazanit. Ndërsa në aktivitetet publike që do të organizohen nga bashkia e Izmit-it në 15 vende të ndryshme gjatë Ramazanit me mijëra qytetarë do të kenë mundësinë për të bërë iftar së bashku.

Ndërsa bashkia e Bolu-s në kuadër të muajit të shenjtë të Ramazanit do të shtroj iftare në 12 lagje duke dhënë mesazhe të unitetit dhe solidaritetit.

Edhe bashkia e Duzce-s përfundoi përgatitjet për Ramazan. Bashkia në vendin para xhamisë “Cedidiye” ka hapur një rrugë të Ramazanit. Në qytet do të organizohet bisedat e iftarit, shfaqje të semazenëve dhe të bandës muzikore mehteran, ndërsa do të organizohen edhe aktivitete argëtuese tradicionale të Ramazanit.

Ndërkaq në Bartin me programet e iftarit qytetarët do të takohen në një vend dhe organizatat joqeveritare dhe me studentët e universiteteve. Gjatë Ramazanit do të organizohen aktivitete të ndryshme si shfaqjet e Karagjozit, semazenëve dhe koncerte të muzikës mistike.

Ndërsa në Zonguldak me rastin e ditës së çlirimit më 21 qershor do të shtrohet iftar me pjesëmarrje të gjerë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit