3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Zgjatja e sexhdes së fundit, për shkak të lutjeve

Më të lexuarat

Pyetja:

A është sunet, zgjatja e sexhdes së fundit në namaz, për shkak të lutjeve (duave) në sexhde? Ashtu siç e bëjnë shumë imamë.

***

Përgjigjja: 

Falënderimi i takon Allahut.

Zgjatja e sexhdes së fundit, me qëllim të lutjeve, nuk është sunet; përkundrazi është në kundërshtim me Sunetin.

Berau (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) tregon: “Përkulja (rukuja) e Pejgamberit ﷺ, lëshimi me fytyrë përtokë në sexhde, ndenja ndërmjet dy sexhdeve dhe qëndrimi pas rukusë ishin pothuaj njësoj të gjata (gjatë faljes), por jo kijami (qëndrimi në këmbë) dhe ku’ud-i (qëndrimi ulur)” [1]

Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Për sa i përket zgjatjes së sexhdes së fundit krahas pjesëve të tjera thelbësore të namazit, për të bërë lutje dhe për kërkim falje në të, a ka ndonjë problem me namazin, nëse zgjatet sexhdeja e fundit?”

Ai u përgjigj:

“Zgjatja e sexhdes së fundit të namazit nuk është sunet, sepse sunneti është që të gjitha veprimet e namazit të jenë të ngjashme në gjatësi: rukuja, ngritja nga rukuja, sexhdeja dhe ulja ndërmjet dy sexhdeve, siç thotë el-Bera’ ibn ‘Azibi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!): “E fala namazin me Pejgamberin ﷺ dhe e gjeta kijamin (në këmbë), rukunë, sexhden dhe uljen e tij në fund, pothuajse të barabarta në gjatësi.” Kjo është më e mira. Por ka një vend tjetër për lutje përveç sexhdes, përkatësisht teshehud. Kur Profeti ﷺ ia mësoi Abdullah ibn Mesudit teshehudin, ai tha: “Atëherë, le të zgjedhë atë lutje që i pëlqen.” Pra, ai mund ta bëjë lutjen e shkurtër ose të gjatë, pasi të lexojë teshehudin e fundit dhe para se të thotë teslim. [2]

Shejh ‘Abdullah el-Xhibrin (Allahu e ruajtë) ka thënë:

“Unë nuk shoh asnjë provë dhe nuk kam lexuar asgjë që të sugjerojë se sexhdeja e fundit e namazit duhet të zgjatet. Por ndoshta disa imamë e bëjnë këtë për t’i paralajmëruar njerëzit se ky është fundi i namazit, ose veprimi i fundit i namazit, kështu që ata e zgjasin atë në mënyrë që njerëzit të kuptojnë se ulja për teshehudin e fundit po afron. Nëse është kështu, nuk është arsyetim i mjaftueshëm për ta zgjatur atë.” [3]

Poashtu ai (Allahu e ruajtë) ka thënë: ”

Nuk më kujtohet ndonjë dëshmi që të sugjerojë se sexhdeja e fundit duhet të zgjatet. Përkundrazi, hadithet flasin për bërjen e të gjitha pjesëve thelbësore të namazit të barabarta në gjatësi ose pothuajse të barabarta në gjatësi.” [4]

Dhe Allahu e di më së miri.

islamqa.info

—————

[1] Buhariu (792) dhe Muslimi (471)

[2] Fetaua Nur ‘ala ed-Darb (kaseta nr. 376, ana B)

[3] Fetaua esh-Shejh Ibn Xhibrin: Ahkam Kat‘ es-Salah, Fetva nr. 2046), nga faqja e tij e internetit.

[4] Fetaua Islamije (1/258)

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit