Ibn Kudameh ka thënë: “Pas urinimit është e rekomanduar të lagësh organin gjenital dhe rrobat e brendshme për të larguar vesveset. Kur personi ndien lagështi, bind veten se është uji që ka spërkatur.”
Sufjan Ibn Hakem -radijAllahu anhu- rrëfeu:
“Pasi që i dërguari i Allahut ﷺ urinonte, merrte abdes dhe spërkaste rrobat e brendshme.”
Transmeton Ebu Daudi (166) dhe El-Hakim (1/227).
El-Hakim ka thënë se hadithi është autentik sipas kushteve të Bukharit dhe Muslimit.
Në një transmetim tjetër thuhet:
“E pashë të dërguarin e Allahut ﷺ duke urinuar, pastaj spërkati ujë mbi organin e tij.”
Transmeton Ebu Daudi (167).
Hadithi është i saktë sipas Albanit në Sahih Sunen Ebi Daud (167).
Ibn Umeri -radijAllahu anhuma- e lagte organin e tij në mënyrë që rrobat e tij të brendshme iu lageshin.
Transmetom Abdurr-Rezaku (590).
Kur një burrë i tregoi imamit Ahmed se ndiente lagështi nga organi gjenital, ai e urdhëroi që të spërkaste ujë mbi organin e tij gjenital pas urinimit dhe i tha:
“Mos i kushto rëndësi, thjesht injoroje.”
Kur Hasan El-Basri ose dikush tjetër u pyet me pyetje të ngjashme
Ai tha: “Thjesht injoroje!”
Por pyetësi insistoi.
Ai i tha: “A dëshiron të shkaktosh daljen e urinës? Thjesht injoroje.”
Imam Shems-ud-Din bin Kajim El-Xheuzijeh (v. 751) Ighathat-ul-Lahfan (1/105-106) Përktheu: Valdet Gashi www.perlatmuslimane.com