-0.2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Si të veproj me vesveset që më pengojnë në namaz dhe abdes?

Më të lexuarat

                                                                                                                                                                                           Pyetje:
Unë vuaj prej vesveseve të shumta në abdes, leximin e Fatihasë dhe etehijatit. Që kur jam prekur nga këto vesvese nuk e njoh frikërespektin në namaz për shkak të tyre dhe nuk qetësohem. Kam frikë se nuk më pranohet namazi. Nëna zemërohet shumë kur më shikon që zgjatem në namaz më tepër seç duhet.?!
                                                                                                                                                                                                                                                                                        Përgjigje:
Në Emër të Allahut Mëshirëplotit, Mëshirëbërësit. Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Allahut, familjen, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin udhëzimin e tij.

Këshilla ime për ty motër për hir të Allahut është t’i frikësohesh Allahut dhe të bësh kujdes prej armikut të Allahut shejtanit, sepse kurthet e tij janë të shumta dhe ngacmimet e tij të panumërta.
Detyra jote është të kesh kujdes prej kësaj. Frikësoju Allahut në namazin, abdesin dhe leximin tënd! Kujdes prej vesveseve të shejtanit! Kur merr abdes mos e përsërit abdesin, ji e sigurt se ke marrë abdes, falënderimi i takon Allahut. Po kështu mos e përsërit namazin, ji e sigurt se je falur, falënderimi i takon Allahut. Po kështu vazhdoje leximin në namaz dhe mos e përsërit! Ji e sigurt se ke lexuar, falënderimi i takon Allahut. Mos të të shtyjnë vesveset që shejtani t’i dikton për përsëritjen e leximit, namazit dhe abdesit. Dije se kjo gjë është prej shejtanit dhe të mjafton mendimi se ke lexuar, je falur apo ke marrë abdes siç duhet.
Lëri vesveset se nuk ke lexuar, nuk je falur, se nuk ke marrë abdes! Lëri këto vesvese dhe bëj kujdes! Konsideroje veten se ke lexuar, ke marrë abdes, je falur dhe vazhdo me preokupimet e tjera. Mos u trego e butë dhe lehtësuese karshi armikut të Allahut, sepse kur sillesh butë me të lakmon tek ty dhe të dëmton e ndoshta të degradon deri në gradën e çmendurisë.                                                                                                                                     

/Shejh Bin Bazi – dobifikhT/

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit