-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Shqip.ai rrit kapacitetin: Transkriptim i lehtë i videove shqip me link të YouTube!

Më të lexuarat

Zbulimi i mënyrës revolucionare për transkriptim të gjuhës shqipe vazhdon të frymëzojë përparimin teknologjik në Kosovë.

Të mërkurën, kompania Quantix e cila ka lansuar më 28 prill softuerin përmes së cilit gjuha shqipe transkriptohet në mënyrë automatike nga përmbajtjet audio-vizuale në forma të tekstit të
shkruar, njoftuan se Shqip.ai ka bërë një hap të rëndësishëm drejt transformimit të përvojës së përdoruesve të saj.

Në një event rreth Inteligjencës Artificiale, i organizuar më 24 maj 2023 nga Quantix në ITP Prizren, Alba, një nga zhvillueset e Shqip.ai, prezantoi të rejat e fundit të platformës.

Në këtë event, u shpalosën disa përmirësime kyçe që do të ndikojnë thellësisht në përvojën e përdoruesve.

Një nga risitë më të theksuara është mundësia e transkriptimit të videove thjesht duke futur një link të YouTube-s.

Përveç ngarkimit të videove dhe audiove, siç ishte më parë, tani përdoruesit e Shqip.ai mund të transkriptojnë video në mënyrë të lehtë dhe të shpejtë thjesht duke futur linkun e videos në platformë.

Në vijim, është rritur kapaciteti i versionit falas të Shqip.ai. Në fillim, kapaciteti ishte 50MB, por tani përdoruesit kanë mundësinë të transkriptojnë video dhe audio me kapacitet deri në 250MB.

Kjo hapësirë më e madhe e lejon përdoruesin të shfrytëzojnë më shumë burime dhe të përfitoj një përvojë të plotë me shumë mundësi.

“Në eventin tonë të fundit të AI, ne patëm kënaqësinë të ndajmë me audiencën tonë zhvillimet më të fundit të Shqip.ai”, tha Alba, nga Quantix. “Këto përmirësime janë realizime të mëdha që i japin përdoruesve tonë mundësi të reja dhe e bëjnë transkriptimin më të lehtë dhe të përshtatshëm se kurrë më parë”.

Shqip.ai është platforma e parë e cila ju lehtëson shqipfolësve të krijojnë tekste të shkruara nga përmbajtjet audio-vizuale, duke i hapur mundësitë për përdorim të gjerë në fusha të ndryshme si në gazetari, akademi, hulumtim, krijim përmbajtjeje dhe shumë fusha të tjera.

Për të përfituar nga këto përmirësime të fundit të Shqip.ai, kompania bënë thirrje të vizitoni faqen zyrtare www.shqip.ai dhe të regjistroheni për një llogari falas.

Gjatë ngjarjes së djeshme në Prizren, po ashtu u theksua se ekipi punues i Shqip.ai po vazhdojnë të rrisin kufijtë e transkriptimit për të ndihmuar në përparimin e komunikimit dhe të përpunimit të informacionit në gjuhën shqipe. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit