7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Rasti i VisaMetric, deklarohet Ambasada gjermane në Prishtinë

Më të lexuarat

Ambasada gjermane është deklaruar lidhur me rastin e VisaMetric, kompani kjo e cila merrte 30 euro nga qytetarët për shërbimin postar për pasaporta gjatë aplikimit për vizë në këtë ambasadë.

“VisaMetric” të vetmen mundësi e ka pasur shërbimin postar, pa lejuar mundësinë e zgjedhjes për ta tërhequr vet atë.

Pas padisë së avokatit Flamur Abdullahu, Gjykata Komerciale e Kosovës i ka ndaluar VisaMetric që të ketë vetëm mundësinë për marrjen e pasaportës me shërbim postar, duke ia lënë kështu mundësinë qytetarëve që të zgjedhin nëse duan ta marrin pasaportën përmes VisaMetric, apo duan ta tërheqin vet.

Pas vendimit të Gjykatës Komerciale, sot Ambasada gjermane ka dal me një deklaratë.

Prandaj, VisaMetric duhet të operojë infrastrukturën e saj të teknologjisë së informacionit në përputhje me kërkesat e Zyrës Federale për Sigurinë e Informacionit për Administratën Publike, dhe mund të ruajë të dhënat personale të aplikantëve vetëm në serverë brenda Zonës Ekonomike Evropiane.

Të dhënat e regjistruara alfanumerike dhe biometrike të aplikantëve i dërgohen ambasadës në formë të koduar. Këto të dhëna nuk ruhen në pajisjet e shërbyesit të jashtëm VisaMetric. VisaMetric edhe më tej është i obliguar që menjëherë pas dërgimit të fshijë të gjitha të dhënat e aplikantëve dhe të sigurojë që për caktimin e terminit të ruhen vetëm emri, të dhënat e kontaktit si dhe numri i pasaportës deri në momentin kur pasaporta i kthehet aplikuesit, dhe që këto të dhëna më pas të fshihen menjëherë. Informacione përkatëse mund të gjeni në faqen e internetit të ambasadës:

(gjermanisht: https://pristina.diplo.de/xk-de/service/faq/1692116?openAccordionId=item-2550264-21-panel,

shqip: https://pristina.diplo.de/xk-sq/service/faq-sq/1692382?openAccordionId=item-2554304-19-panel)

si dhe në faqen e internetit të VisaMetric (https://www.visametric.com/kosovo/Germany/en/p/security-and-privacy-policy).

Ambasada në Prishtinë dhe Ministria e Punëve të Jashtme në Berlin kontrollojnë rregullisht VisaMetric për aplikimin e të gjitha rregullave përkatëse. Kjo përfshinë edhe zbatimin e vendimit nga data 16.05.2023 për kthimin e pasaportave me postë si alternativë opcionale. Këto kontrolla përfshijnë vizita të lajmëruara dhe të paparalajmëruara nga stafi i ambasadës në hapësirat e VisaMetric. Gjatë kontrolleve, deri më tani, nuk ka pasur asnjëherë arsye për reklamime domethënëse.

VisaMetric është një ndërmarrje e përbashkët e zotëruar 60% nga kompania turke iData dhe 40% nga kompania VMS INVESTMENTS LLC. me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Që kur VisaMetric filloi operimin në Kosovë, në shtator të vitit 2022, kompania nuk ka pasur asnjë lidhje me Rusinë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit