Kini kujdes!
Është përhapur në shoqëri në mediat sociale një përshëndetje hinduse që quhet “Namasti” që në fakt është një simbol fetar për të cilin duhet dhe është nevojshme paralandalimi nga përdorimi i këtij simboli nga muslimanët.
Namasti është fjala Sanskrite që do të thotë nga kuptimi gjuhësor: përkulet para teje.
Dhe kuptimi i saj në kontekstin e përshëndetjes është: (Zoti që është tek unë përshëndet zotin që është tek ju)!
Muslimani duhet të ketë kujdes se kjo përshendetje nuk është aspak si përshëndetja me dorë në Islam, ashtu siç nuk e
është aspak e përngjashme me ngritjen e duarve gjatë bërjes lutje (dua).
Përdorimi i këtij simboli prej muslimanëve do të thotë përngjashmëri me kufaret në zakonet e tyre, por edhe në besimet karakteristike të tyre.
Dhe një gjë e tillë është një rrezik në besimin e muslimanit, prandaj duhet që të paralajmërohen për të qënë të kujdesshëm..
Në hadith, Profeti -salallahu alejhi ue selam- ka thënë:
(من تشبه بقوم فهو منهم).
“Kushdo që imiton një popull është një prej tyre”.
Marrë nga: “El-Fikr el-akadij el-uafid”, Dr. Fouz Kurdi
Përshtati: Adelina Kuçana
The post Rreziku i përdorimit të përshëndetjeve jo-Islame: Rasti i “Namasti” appeared first on Pyetje dhe përgjigje nga feja islame.