1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Rikthimi i perceptimit të mirë të muslimanëve, pjesa IV, – Analizoni deklaratën tuaj për media; Shërbeju jobesimtarëve

Më të lexuarat

Një model analitik për produktin mediatik

Nëse kam një parim gjithëpërfshirës në punën time të analizës së medias, ai është ky: prodhimi efektiv i medias ka të bëjë me të kuptuarit e sjelljes së përdoruesit (shikuesit, dëgjuesit, lexuesit, të interesuarit) për të përmbushur nevojat. Pavarësisht nëse është pornografi, orar filmash, kërkim i një recete ose kërkimi i gomave të reja, njerëzit kërkojnë informacionin e përfshirë në media për të zgjidhur një problem ose për të përmbushur një nevojë.

Lexoni edhe artikujt e tjerë nga kjo seri:

Rikthimi i perceptimit të mirë të muslimanëve, pjesa I – Bëhu qytetar i mirë dhe aktiv

Rikthimi i perceptimit të mirë të muslimanëve, pjesa II – T’i kuptojmë mediat

Rikthimi i perceptimit të mirë të muslimanëve, pjesa III – Si dështojnë organizatat muslimane në raport media.

Përmbajtja në një kuptim të rreptë, është e pavarur nga forma ose metoda e dorëzimit që e mbart atë (media), megjithëse të dyja ndajnë një marrëdhënie gjithnjë e më simbiotike. Për shembull, për të parë orarin e filmave, kemi një sërë opsionesh të dallueshme: mund të kontrollojmë në internet, të shikojmë gazetën, të telefonojmë kinemanë ose të shkarkojmë një aplikacion për iPhone me orar të filmave.

Përmbajtja është vetëm një pjesë e asaj që njerëzit kërkojnë, të plotësojnë përfundimisht një nevojë të caktuar; media apo platforma po e zgjidh problemin se si duan ta përballojnë.

Deklarata e juaj për media, postimi në blog ose në faqen tuaj të internetit – pavarësisht sa efektive dhe e synuar mund të jetë – nuk është hapi përfundimtar; përmbushja e nevojës së audiencës suaj është hapi përfundimtar, zgjidhja e problemit të tyre.

Unë i qasem të gjithë procesit përmes një lente aktive, duke e analizuar sjelljen e përdoruesit dhe duke e pasur gjithmonë në shënjestër atë përdorues:

 

1) Çfarë duan të bëjnë vërtetë përdoruesit tuaj, dhe

2) Si duan apo përpiqen ta bëjnë atë?

Pastaj matni produktin e deklaratës tuaj për shtyp, daljen mediatike ose blogun tuaj kundrejt dy pyetjeve të mësipërme duke pyetur veten:

3) Sa larg shkon përmbajtja ime (dhe platforma në të cilën ndodhet) drejt përmbushjes së nevojave të tyre?

Mendoni edhe këtu për çështjet e përdorshmërisë: a është e lehtë ta gjesh, ta kuptosh, ta rishpërndash në mediat sociale, ta rishkruash (për një njoftim për shtyp) e të mësosh më shumë?

Pavarësisht nëse jeni duke planifikuar disa hapa të thjeshtë bazë, duke bërë blogje, duke dizajnuar një faqe interneti, duke shkruar një artikull ose njoftim për shtyp, ose duke u përgatitur për një leksion ndërfetar, ky lloj modeli analitik është i dobishëm sepse ju detyron të vlerësoni rezultatin tuaj në aspektin e zgjidhjes së problemeve të audiencës së synuar. Nuk ka rëndësi se sa mirë shkruani nëse nuk identifikoni çështje të thella dhe nuk ofroni zgjidhje të dukshme.

Analiza ju ndihmon gjithashtu të identifikoni ndonjë lidhjeje të dobët ose tema të pandërlidhura ose të pa definuara: ndonjëherë do të zbuloni se ose mesazhi juaj nuk do ta adresojë në mënyrë adekuate nevojën, ose ndoshta mesazhi do ta bëjë, por platforma nuk do ta bëj. Ose, si në shembujt e pashfrytëzuar të Facebook dhe Twitter nga postimi i fundit, mund të keni gjithashtu mjete në dispozicionin tuaj që janë vërtetuar mirë se ndihmojnë në përmbushjen e nevojave (2, më lart), por nuk janë identifikuar nevoja specifike as përmbajtje ose nuk janë përdorur praktikat më të mira (3).

Ky model zbatohet nga këndvështrimi i audiencës tuaj të synuar për të parë nëse produkti juaj i planifikuar i plotëson të gjitha kriteret e listuara. Më pas drejtojeni sërish, këtë herë duke i vënë sërish këpucët tuaja të producentëve të mediave muslimane duke zëvendësuar frazat ‘çfarë janë ata’ në pyetjet e mësipërme me ‘çfarë jam unë’: çfarë po përpiqem të bëj me të vërtetë me këtë deklaratë për shtyp, a është publikimi në vetvete adekuat, a do të ishte më mirë një cicërimë për atë që po përpiqem të përcjell? Rishkruani, rregulloni, ekzekutoni përsëri modelet. Arrini ekuilibrin më të mirë midis këndvështrimeve që mundeni.

 

Nevoja e jomuslimanëve

Nevoja e jomuslimanëve, në nivel individual, si mund t’i kuptojnë më mirë muslimanët – kjo përbën sfidën qendrore brenda titullit; deri më tani kemi shqyrtuar rëndësinë e përmbushjes së nevojës sonë për të rifituar perceptimin e mirë për ne, por është gjithashtu shumë reale të konsiderohet nevoja e prekshme për jo-muslimanët.

Rishikoni gjithçka që është mbuluar në këtë seri prej 4 shkrimesh:

  • Mungesa e përfshirjes qytetare bazë,
  • Islamosfera vetë-referuese
  • Niveli i pamjaftueshëm i angazhimit me jomuslimanët përmes mediave, duke filluar nga qëndrimet opozitare deri te mesazhet joefektive –

Në krejt këto pika duhet ta kemi parasysh edhe këndvështrimin e një jomuslimani që bën pyetje, kërkon përgjigje, na drejtohet për udhëzim dhe është e qartë se deri më tash as ne nuk po e plotësojmë këtë nevojë.

Ne nuk po ndërtojmë ura dhe ky dështim vetëm e rrit nivelin e mosbesimit dhe zhgënjimit që jomuslimanët mund të ndjejnë për komunitetin tonë.

Duke parë të gjitha strategjitë dhe teknikat e diskutuara deri më tani, ndonëse përmes një lente jo-muslimane vendoseni përfundimin – mesazhin përmbyllës në çdo angazhim qytetar ose mediatik që ndërmarrim.

 

Duke dëgjuar

Më herët vura në dukje hezitimin e miratuar nga Dr. Assaf në postimin e tij në blog pas Ft. Hood. Kur postimi i tij u vendos edhe në NJ Voices, ja disa nga përgjigjet që ai mori:

 

jerseyopine shkroi

Pas çdo agresioni/shoqate të dhunshme myslimane dëgjojmë 2 gjëra- 1) Islami është një fe paqësore dhe 2) Muslimanët i frikësohen një “reagimi” pas çfarëdo dhune të kohëve të fundit.

 

Dhe pyes veten pse komuniteti paqësor musliman nuk po dërgon një mesazh të fortë për publikun gjatë gjithë vitit – një dënim publik i vazhdueshëm kundër akteve të tilla të dhunës? Një përforcim i vazhdueshëm i vlerave islame që hedh poshtë vrasjet terroriste në emër të besimit musliman?

Duket se komentet publike të liderëve musliman “pasi të ndodhin ngjarjet” janë vetëm disa përgënjeshtrime gjysmë zemre të cilat i bëjnë në reagim ndaj frikës së mundshme nga ndonjë diskriminim. Shqetësimi duket më shumë për ndjenjat negative publike që mund t’u shkaktojnë bezdi muslimanëve.

 

Postuar nga BanditGuy:

Nuk di shumë për fenë muslimane, as shumë amerikanë nuk dijnë, dhe ky është një dështim i organizatave tuaja. Por mendoj se e kuptoj që Islami nuk është hierarkik. Pra, ndoshta nuk është e lehtë të paraqesësh një “front të bashkuar”. Askush nuk është përgjegjës në përgjithësi. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se organizata të tilla si e juaja nuk mund të koordinojnë përpjekjet tuaja për të nxjerrë mesazhin tuaj. Nëse nuk arrini ta bëni këtë, do të vazhdoni të shikoheni me dyshim nga shumë njerëz. Ju, si amerikan, duhet të kuptoni fuqinë e marrëdhënieve me publikun. Siç duan të citohen të krishterët, “Zoti e ndihmon atë që ndihmon veten”.

 

Më vonë i njëjti komentues shkruan:

Nëse muslimanët/arabët/persianët dhe pjesa tjetër duan një kuptim më të madh të kulturës dhe fesë së tyre, do t’u mbetet atyre që ta jetësojnë këtë. Ndoshta mund të krijohej një organizatë kombëtare që mund të shpjegonte misteret e Islamit. Mund të fillojë duke dënuar me një zë të vetëm mizoritë fanatike muslimane (e di që kjo do të jetë e vështirë kulturalisht, por e nevojshme). Kur kjo të ndodhë, unë do të filloj të dyshoj se amerikanët e Lindjes së Mesme janë me të vërtetë amerikanë së pari dhe muslimanë/arabë/persian etj. së dyti.

 

Kur Muslimmatters.org mbuloi çështjen e minareve zvicerane, këto ishin disa prej përgjigjeve:

iMuslim: “Unë nuk po them se nuk duhet të pohojmë veten, por nëse fqinjët e projektit origjinal të xhamisë janë ofenduar nga diçka aq e mirë sa një minare, kjo duhet të sinjalizojë këmbanat e alarmit për komunitetin musliman dhe të çojë në vendimin: “Le të flasim me fqinjët tanë dhe të adresojmë frikën e tyre”. Jo: “le ta luftojmë këtë në gjykata dhe të rrezikojmë që problemi të bëhet kombëtar”.

Muslim Apple: “Unë e marr këtë situatë si një thirrje zgjimi për veten time brenda komunitetit tim dhe sferave të ndikimit që nëse fqinjët, miqtë, kolegët e mi, shokët e klasës dhe të tjerët kanë frikë prej meje ose frikë nga Islami se unë nuk e kam jetuar jetën të një muslimani për të përcjellë mesazhin. Edhe pse ne kurrë nuk do të jemi në gjendje t’i kënaqim të gjithë, por nëse gjysma e atyre që janë mjaft të interesuar për të votuar ndihen rehat duke miratuar masa si kjo apo të tjera, ne nuk e kemi bërë punën tonë në mënyrë efektive.”

Jeff: “Më vjen turp të them se mund të isha ndjerë në të njëjtën mënyrë nëse diçka nuk do të më kishte ndodhur dy vjet më parë. Takova një musliman të vërtetë. Që atëherë kam bërë shumë miq myslimanë. Unë mund të mos pajtohem me të gjitha aspektet e Islamit, por të gjithë muslimanët që kam takuar janë njerëz të sjellshëm, të denjë dhe punëtorë.”

Vini re se si në shembujt e listuar më sipër, të gjithë hapat e diskutuar deri më sot në këtë seri mund të ndihmojnë në përmbushjen e këtyre shqetësimeve. Ka mijëra komente dhe shembuj të ngjashëm edhe nga ngjarjet aktuale të këtij viti, shumë të shumta për t’u renditur këtu.

Nuk ka asnjë qëllim të kesh platforma për të dhëna dhe komente dhe më pas të injorosh ato biseda.

Institucionet muslimane të përfshira në prodhimin mediatik duhet të analizojnë dialogun në islamosferë, blogjet e tjera ndërfetare dhe mbulimin e rregullt të lajmeve në internet. Identifikoni shqetësimet dhe pyetjet e përsëritura, kërkoni modele më të mëdha të kërkimit për nevojat e paplotësuara – më pas ndërtoni një përgjigje ose një fushatë PR-it apo mediave sociale.

Në nivel individual, përfshihuni, angazhohuni me përgjegjësi dhe respekt në ato artikuj dhe komente.

 

Dëgjo, pastaj përdori levat.

 

Konkluzioni

Në kontekstin e kësaj serie, ka një sërë nevojash të gjera që përpiqen të plotësohen e që janë adresuar:

  • Ajo e muslimanëve që përpiqen të qartësojnë dhe zgjerojnë identitetin e tyre nga jo që perceptohet nga jomuslimanët aktualisht;
  • Atë të mediave kryesore të lajmeve për të pasur akses të lehtë në informacione të qarta mbi çështjet myslimane;
  • dhe atë të organizatave muslimane për të ofruar një shtrirje të qartë dhe efektive.
  • Nevojat e muslimanëve dhe jomuslimanëve në fakt janë shumë afër: nevoja për t’u kuptuar më mirë dhe nevoja për të kuptuar më mirë;
  • Redaksitë kanë nevojë për histori dhe muslimanët kanë nevojë për tregimin e historive të tyre.

Lajmi i mirë është se këto nuk janë reciprokisht ekskluzive: Duke ndihmuar në plotësimin e nevojave të pjesëmarrësve dhe përbërësve të tjerë në këto ekuacione, plotësohet edhe nevoja jonë për të rikthyer perceptimin e muslimanëve. Duke ndihmuar të tjerët, ne ndihmojmë veten.

Objektiva të tilla të përbashkëta më japin një ndjenjë të madhe optimizmi se mund të krijohet një perceptim më i mirë për muslimanët, nëse jemi të gatshëm “t’i shkojmë deri në fund pjatës” dhe të bëjmë të kryejmë punën tonë, të ndërtojmë ato ura për të mbyllur hendekun.

Shpresojmë, që disa nga idetë e përcjella në këtë seri të mund të ndihmojnë për ta bërë atë punë sa më të lehtë për t’u arritur.

 

Ballafaqimi me komentet

Lejimi i komenteve në blogun tuaj është një hap i madh, dhe ndërsa mendoj se shumica e blogjeve islame duhet ta bëjnë këtë, sigurisht që e respektoj edhe zgjedhjen për mos ta bërë këtë. Shkurt dhe shqip: Nëse nuk jeni të gatshëm t’i kushtoni kohë dhe përpjekje të konsiderueshme për t’i monitoruar dhe për tu fokusuar në mënyrë aktive në diskutime, atëherë mos e bëni fare këtë punë. Është shumë më mirë të mos shkosh atje, sipas mendimit tim, sesa ta bësh atë keq ose t’i lëmë ato diskutime të pambikëqyrura.

 

Këtu janë disa udhëzime që nëse vendosni t’i leni të hapura diskutimet dhe komentet, ose nëse dëshironi të angazhoheni në blogje ose artikuj të tjerë.

 

Ka një sërë faqesh dhe burimesh për praktikat më të mira të komentimeve, por me pak fjalë:

  1. a) vendosja e rregullave të qarta të angazhimit,
  2. b) zbatimi i rreptë dhe i qëndrueshëm i këtyre politikave dhe rregullave
  3. c) dhe monitorimi aktiv dhe angazhimi me komentuesit me strategji të shëndosha

Komentuesit jomuslimanë të Islamosferës priren të ndahen në dy kategori: ata me një interes të vërtetë për të kërkuar informacion dhe ata që thjesht duan të ndezin debate. Me këta të fundit nuk dëshirohet asnjë angazhim i zgjatur, por duhet t’u drejtoheni komentuesve të tillë dhe t’i identifikoni dhe t’i nxirrni sa më shpejt që të jetë e mundur.

 

Nëse edhe ju jeni të nxitur:

  • 1: Bëni një hap prapa. Bëni një dhikër të shpejtë. Mos u kapni në momentin emocional të sulmit; prisni pesë minuta përpara se të shtypni butonin “dërgoni” në përgjigjen tuaj. Qetësia juaj e reagimit do të çarmatosë frikën dhe zemërimin e tyre, i cili zakonisht është burimi themelor i sulmeve të tilla.
  • 2: Shmangni kurthin e përpjekjes për të qenë zëri zyrtar për të gjithë muslimanët. Shënoni paraprakisht disa burime të cilave u besoni se mund t’i drejtoni njerëzit, ose si përforcim ose nëse mendoni se ato burime artikulojnë një çështje më mirë se sa mundeni ju. Mos u mundoni të jeni përfaqësuesi zyrtar i muslimanëve për umetin e përgjithshëm; thjesht ji një përfaqësues i vërtetë i vetes dhe ndaje këtë të vërtetë personale.
  1. Humanizoje. Flisni personalisht; tregoni historinë ose përvojën tuaj nëse mund të zbatohet; përshkruani në terma personal pikëpamjen tuaj për këtë çështje.
  • 4: Shmangni “luftërat e vargjeve”. Ka shumë tema në islamosferën ku Kur’ani dhe vargjet e Biblës janë përplasur me njëri-tjetrin gjatë gjithë ditës. Nëse goditeni me postime të tilla, atëherë kombinoni teknikat e mësipërme: mbrojeni fuqimisht pikëpamjen tuaj personale për të dhe pranoni se mund të ketë pikëpamje të ndryshme në Islamosferë. Lëreni me kaq.*
  • 5: Kjo vjen nga (dhe merita e plotë i takon) Haroon Moghul, i cili mbuloi këtë pikë në konferencën e ICNYU në fillim të vitit: shmangni termat e ngarkuar si xhihadi, terroristi etj. pesha, kuptimi dhe nënteksti i çdo mesazhi që përfshin terma të tillë humbet menjëherë.
  • 6: Zhvilloni një ndjenjë dallueshmërie për motivimin e vërtetë pas komenteve provokuese, d.m.th., përpiquni të “lexoni midis rreshtave”. Semiotika dhe psikologjia janë fusha të mira për të ndihmuar në këtë, siç është modeli i analizës në krye të këtij postimi – lexoni komentin e tyre dhe draftin tuaj të një përgjigjeje përmes asaj liste kontrolli.
  • Nëse qëllimi i tyre nuk është i qartë, atëherë nxirrni ato qëllime dhe nisuni nga një bazë e shëndoshë dhe në mënyrë të qetë jepni përgjigjen tuaj. Përgjigjuni, duke përdorur disa nga modelet e mëposhtme të mostrave, me fjalët tuaja. Këto nuk janë shkruar në një mënyrë për tu rikopjuar, por për të ofruar një lloj mendësie sa për t’u futur në temë:

 

Nëse vërtet dëshironi një përgjigje për shqetësimet tuaja, atëherë unë jam i lumtur t’ju përgjigjem sa më mirë që mundem, me mirëkuptimin se nuk përfaqësoj gamën e plotë të mendimeve dhe ideve në 1.5 miliardë muslimanë, ashtu siç mund të mos dëshironi të flisni për çdo të krishterë, qofshin ata katolik, ungjillor, protestant apo baptist. Ajo që nuk mund t’i përgjigjem, do të përpiqem t’ju tregoj burime që mendoj se janë të shëndosha dhe të arsyeshme.

Nëse nga ana tjetër, ju jeni këtu për të nxitur urrejtje ose për të ndezur njerëzit, unë nuk do ta luaj lojën. Ju dhe unë të dy e dimë se ky lloj shkëmbimi nuk do të çojë në ndonjë mirëkuptim apo vlerësim më të madh të këndvështrimit të njëri-tjetrit, dhe unë më mirë do të zbuloja se çfarë *në të vërtetë* ju shqetëson juve për muslimanët.

Pra, si mund të ndihmoj? Tani që keni thënë se si ndiheni, a mund të shpjegoni se për çfarë jeni të shqetësuar vërtet?

Kjo ju largon nga mbrojtja dhe i ngarkon komentuesit që të qartësojë pozicionin dhe qëllimin e tyre.

Disa komentues mund të kenë shqetësime ose çështje të vërteta që fshihen nën një shtresë frike që e paraqet veten si gjuhë agresive. Kjo lloj përgjigje e propozuar u jep atyre një shans për të punuar dhe për t’i përshtatur më mirë çështjet e tyre.

Islamofobët ose trollët e vërtetë ose do të ndalojnë, ose do të vazhdojnë të sulmojnë – por nëse e bëjnë, ata e kanë ekspozuar veten duke mos e modeluar përgjigjen e tyre sipas kushteve që ju keni kërkuar. Ju mund t’i ndaloni ato nga kjo pikë.

 

* Nëse duhet të përgjigjeni me një varg, këtu janë disa që i kam gjetur mjaft të efektshme në çarmatosjen e shumë nxitjeve, veçanërisht nëse e personalizoni:

(“Ky është Kur’ani im!”): Vërtet, Allahu nuk do ta ndryshojë gjendjen e një populli derisa ata të ndryshojnë atë që kanë në vetvete. 13:11

A e ke parë atë që e mohon Ditën e Gjykimit? Ai është ai që e largon jetimin dhe nuk nxit për të ushqyer nevojtarin. Mjerë ata që falen dhe nuk e përfillin namazin e tyre, ata që duan të shihen dhe që refuzojnë mirësitë e vogla. 107:1-5

Mos lejoni që urrejtja juaj ndaj një populli t’ju nxisë në agresion. 5:2.

Secilit prej jush Ne i kemi caktuar një ligj (të ndryshëm) dhe mënyrë jetese. Dhe sikur të donte Allahu, Ai me siguri do t’ju bënte të gjithëve një bashkësi të vetme, por (Ai dëshiroi ndryshe) për t’ju provuar me atë që ju ka garantuar. Përballuni, pra, me njëri-tjetrin duke bërë vepra të mira. Te Allahu do të ktheheni të gjithë; dhe atëherë Ai do t’ju bëjë të kuptoni me të vërtetë gjithçka për të cilën keni qenë zakon të ndaheni. 5:48

Largoje veprën e keqe me atë që është më e mirë. Atëherë ja! Ai me të cilin keni ndarë armiqësi do të bëhet sikur të ishte një mik i gjirit. 41:34

Ne besojmë në Zotin dhe atë që na është zbritur neve, atë që i është shpallur Ibrahimit, Ismailit, Isakut, Jakubit dhe pasardhësve të tyre dhe atë që iu dha Moisiut, Jezusit dhe të gjithë profetëve të tjerë nga Krijuesi, dhe nuk bëjmë dallim ndërmjet tyre. 2:136

 

Mustafa Stefan Dill | Muslimmaters.com

Solli në gjuhën shqipe: kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit