34.2 C
Pristina
Friday, July 12, 2024

Planifikimi i projektit | Ekonomia Islame

Më të lexuarat

Çmimi i kërkuar për një sistem nuk varet vetëm nga kostot e tij të vlerësuara të zhvillimit the fitimi i kërkuar nga kompania e zhvillimit. Faktorët organizacional mund ta paracaktojnë që çmimi të rritet për shkak të rrezikut të rritur apo të zvogëlohet për të fituar përparësi konkurruese.

Softuerit shpesh i caktohet çmimi për ta fituar një kontratë dhe funksionaliteti i sistemit pastaj rregullohet që të përputhet me çmimin e vlerësuar.

Zhvillimi i udhëhequr nga plani (plan-driven) organizohet përreth një plani të plotë të projektit që i definon aktivitetet e projektit, angazhimet e planifikuara, orarin e aktiviteteve, dhe kush është përgjegjës për secilin aktivitet.

Orarizimi i projektit e përfshin krijimin e paraqitjeve të ndryshme grafike të një pjesë të planit të projektit. Diagramet me shirita, që e tregojnë kohëzgjatjen dhe stafin, janë paraqitjet më të përdorura të orarit.

Guri kilometrik i projektit është një rezultat i parashikueshëm i një aktiviteti apo një grupi të aktiviteteve. Në secilin gur kilometrik, menaxhmentit duhet t’i prezentohet një raport apo progres formal. Rezultati i pritshëm (deliverable) është një produkt i punës që i dorëzohet klientit të projektit.

Loja e planifikimit e XP (programimit ekstrem) e përfshin tërë ekipin në planifikimin e projektit. Plani zhvillohet rritshëm (inkrementalisht) dhe, nëse dalin probleme, rregullohet ashtu që funksionaliteti i softuerit zvogëlohet në vend se të vonohet dorëzimi i një iteracioni.

Teknikat e vlerësimit për softuer mund të jenë të bazuara në përvojë, ku menaxherët e gjykojnë angazhimin e kërkuar, apo algoritmike, ku angazhimi i kërkuar llogaritet nga parametra tjerë të vlerësuar të projektit.

Modeli i kostove COCOMO II është model i pjekur algoritmik i kostos që i merr parasysh atributet e projektit, produktit, harduerit, dhe të personelit kur e formulon një vlerësim të kostos.

Burimi: Ian Sommerville, Inxhinierimi i softuerit

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit