5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Qasja e lidershipit e mbështetur në tipare (the traits approach) – Prof. Dr.Hfz. Hajredin Hoxha

Më të lexuarat

Si karakteristika më të theksuara të teorisë së tipareve për shpjegimin e zhvillimit të lidershipit, një studiues i shquar i kohës sonë ka përmendur personalitetin e liderit, tiparet dhe vetitë e tij fizike, shpirtërore (etike) dhe shoqërore. Rrjedhimisht, nga kjo qasje kanë lindur tri nën-teori, dhe ato janë:

  1. Teoria e njeriut te madh (The Great Man Theory)
  2. Teoria e princit (The Prince Theory)
  3. Teoria e heroit (The Hero Theory)

Në vitet e njëzeta të shekullit të kaluar, disa hulumtues, studjuan tiparet dhe shkaqet që ndikuan në formimin e disa liderëve me ndikim në histori, si Napolon Bonaparta, Abraham Linkolni, Indira Gandi, etj. Erdhën në përfundim se këta liderë dalloheshin për nga dhuntitë hyjnore dhe tiparet e lindura.

Disa studiues të tjerë, të mbështetur në studime në universitete të ndryshme të botës, kanë ardhur në përfundim se çështja e liderit të lindur, i detyrohet (varet) nga disa faktorë të jashtëm dhe situata me të cilat ballafaqohet lideri, e të cilat e bëjnë njeri dhe lider të dalluar.

Pra, siç kanë konfirmuar studimet dhe hulumtimet, këtu nuk kemi të bëjmë me asgjë të lindur, respektivisht lideri nuk lind i shkathët, njeri i madh apo hero, si do ta shohim ma vonë, por lideri i suksesshëm pregaditet, edukohet, trajnohet, testohet dhe pastaj mirret vendimi për të!

Kjo qasje më duket më e qëlluar. Lidershipi i suksesshëm ndërtohet mbi baza dhe aftësi të cilat i përvetëson dhe i përsosë njeriu i përgatitur për të qenë lider. Injorimi i shkathtësive dhe i trajnimeve të domosdoshme për lidership të suksesshëm është gabim.

Dituria, siç kanë thënë, është me të mësuar, sabri me të duruar, ndërsa çështja e dhuntisë hyjnore mbetet relative, gjegjësisht Allahu i jep dhunti kujt të dojë prej robërve të Vet! Allahu e di më së miri!

Disa studime të viteve 1948, 1959 dhe 1974 të gjysmës së dytë të shek. të kaluar, pra shek.XX, të kryera në universitet të ndryshme botërore me të dy gjinitë, rezultojnë se tiparet më të theksuara me të cilat dallohet një lider i suksesshëm janë :

  1. Përgjegjësia
  2. Zhdërvjelltësia në zgjidhjen e problemeve
  3. Angazhimi dhe vendosmeria e thellë
  4. Forca për të përballuar presionin psiqik
  5. Guximi dhe serioziteti në zgjidhjen e problemeve
  6. Aftesia per te perballuar rezultatet e vendimeve dhe veprimeve
  7. Mburrja me perkatësi dhe vetëbesimi
  8. Vetiniciativa në cështje shoqerore

Sipas studimeve të kryera në vitin 1959, gjithnjë sipas teorisë së tipareve, lideri i suksesshëm duhet të dallohet edhe për këto cilësi:

  1. Zgjuarsia dhe
  2. Gjinia mashkullore 
  3. Pushteti
  4. Elasticiteti dhe ekstraversioni
  5. Lider konzervator

Studimet e mëvonshme kanë përmendur dhe tipare të tjerë që duhet ti ketë një lider , e që janë:

  1. Kualifikim i plote / njohuri te plota
  2. Vetëdije e plotë
  3. Vetepermbajtje
  4. Motivim
  5. Vetevezhgim
  6. Inteligjence sociale / Dija per gjendjen e njerezve
  7. Emocional
  8. Aftesi per zgjidhjen e krizave

Prof. Dr. Hfz. Hajredin HOXHA – drhafezi.net

LIDERSHIPI I SUKSESSHËM (sipas vizionit kur’anor dhe studimeve bashkëkohore)


14 Shih: Utejbi, Nevvaf bin Sefer bin Muflih, El-enmat el-kijadije ve essimat esh-shahsijje li-mudiri el-medaris ve alakatuha bi err-rruh el-ma’nevije li el-mual-limine fi muhafedhati Taif et-ta’limije- dirasetun mejdanijetun tahlilije, tezë masteri, (Mekkë Universiteti Umm el-Kura, 2008), f. 38.

15  Shih: Peter Northouse, Leadership – Theory and Practice, (Western Michigan University, ed. 7) f. 44-45.

16  Po aty, f. 46-47.

17 Utejbi, Nevvaf bin Sefer bin Muflih, El-enmat el-kijadije, vep.cit.,  f. 39. Shih po kështu:  Peter Northouse, Leadership, vep.cit., f. 47.

18  Shih: Peter Northouse, Leadership, vep.cit., f. 47. Shih po kështu edhe librat elektronikë: Muhammed Mulla, Idaretu ve kijadetu fireki el-amel; Eshref bin Muhammed, El-ixhabijje fi el-amel.

19  Shih: Peter Northouse, Leadership, vep.cit., f. 47. Shih po kështu edhe: The Bases of Social Power, J.R.P. French; The Little Book of Leadership, libër elektronik nga: TheLeadershipHub.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit