17.8 C
Pristina
Saturday, May 11, 2024

Kryeimami Sahiti mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Fetvatë dhe objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm”

Më të lexuarat

Prishtinë, më 19 tetor 2022

Me ftesë të myftiut të Egjiptit, prof. dr. Shevki Allam, kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, mori pjesë në Konferencën e shtatë ndërkombëtare me temën “Fetvatë dhe objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm”, të organizuar nga Sekretariati i Përgjithshëm Botëror i Autoriteteve të Fetvasë.

Në këtë Konferencë shkencore morën pjesë ulema, myfti dhe ekspertë të fushave nga 91 shtete të ndryshme të botës. Konferenca u mbajt në Kajro dhe zgjati dy ditë, 17-18 tetor, me gjithsej tri seanca shkencore dhe tri punëtori të specializuara lidhur me rolin e liderëve fetarë në mbrojtjen e ambientit dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Në seancën përmbyllëse të Konferencës u miratuan konkluzionet e punimeve të saj, si dhe kodi i ri etik i fetvasë lidhur me ndryshimet klimatike.

The post Kryeimami Sahiti mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Fetvatë dhe objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm” appeared first on Bashkësia Islame e Kosovës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit