9.6 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Pse nuk lejohet festimi i shën valentinit?!

Më të lexuarat

Festa e dashurisë (shën valentini)

Shejh Uthejmini (rahimehullah!) ka thënë:
Festimi i festës së dashurisë nuk lejohet për disa arsye:

  • E para: Se ajo është festë e shpikur për të cilën nuk ka bazë në Sheriat.
  • E dyta: se ajo thërret në pasion dhe dashuri të zjarrtë.
  • E treta: se ajo thërret në angazhimin e zemrës me këso gjëra të kota të cilat janë në kundërshtim me udhëzimin e të parëve tanë të mirë (selefu salih) radijAllahu anhum.
  • Andaj nuk lejohet që të ndodhë në këtë ditë asgjë prej simboleve/shenjave festive, pavarësisht a është kjo në ushqim, pije, veshje, shkëmbim dhuratash etj.
  • Muslimani e ka për obligim që të jetë krenar me fenë e tij e të mos jetë lajkatar e të pasojë çdonjërin.

Allahun e Lartësuar e lus që t’i ruajë muslimanët nga çdo fitne e dukshme apo e padukshme, që të kujdeset për ne me përkujdesin dhe suksesin e Tij!

[“Mexhmu’u Fetava shejh Ibën Uthejmin”
Përktheu: Defrim Fazliu

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit