3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Pse jemi njoftuar për shenjat e Orës së Fundit?

Më të lexuarat

Pse jemi njoftuar për shenjat e Orës së Fundit?

Dita e Kiametit edhe pse do të vijë në befasi, befasia e saj nuk është e plotë për besimtarët, sepse Allahu i madhëruar i ka bërë asaj shenja që tregojnë për afrimin e saj.

Imam Kurtubiu thotë: Urtësia në paraqitjen e shenjave dhe tregimi i tyre për njerëzit është: tërheqja e vëmendjes së tyre për të dalë nga shkujdesja dhe nxitja e tyre për tu përgatitur me teube dhe përkushtim me qëllim që të mos befasohen për tu ndarë nga mundësia për të ndrequr gabimet e tyre. Njerëzit, pas shfaqjes së shenjave të Kiametit duhet të kenë përfunduar nga korrigjimi i vetëve të tyre, të jenë shkëputur nga kjo botë dhe bërë gati për Orën e Fundit të premtuar prej Allahut të madhëruar.

Prandaj Allahu i madhëruar thotë në Kuran:
“A mos vallë presin, që Ora (e Kiametit) t’u vijë befasi?! Ja, shenjat e saj kanë ardhur!”
Sure Muhamed: 18.

Shfaqja e shenjave të Kiametit dhe shikimi i tyre do ta bëjë besimtarin më vigjilent ndaj të keqes dhe më të përkushtuar ndaj mirësisë. Ato për besimtarin janë si shenjat e plakjes që tregojnë për afrimin e vdekjes, siç thoshte një poet i vjetër:

Shkujdesja kur je i ri
është shumë e shëmtuar
E aq më tepër kur thinjat,
kokën ta kanë mbuluar
***
Largohu prej kësaj Dynjaje,
devotshmëri duke mbajtur,
se mosha jote është disa ditë
dhe ato janë pak në numër

Shkëputur nga libri: Hadithi i Xhibrilit -alejhi selam-, sqarime dhe dobi.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit