20.4 C
Pristina
Thursday, June 20, 2024

“Zemra ime është në Gaza”, infermierja amerikane e evakuuar ndan përvojat e saj prekëse nga Gaza

Më të lexuarat

“Populli palestinez me të cilët punova, si me stafin tonë kombëtar në zyrë ashtu edhe me stafin tim në Spitalin Indonezian, ishin disa nga njerëzit më të jashtëzakonshëm që kam takuar ndonjëherë në jetën time”, tha Callahan

Emily Callahan, një infermiere amerikane që së fundmi u evakuua nga Gaza, ka ndarë përvojat e saj prekëse dhe ka theksuar lidhjen e saj të thellë me rajonin dhe popullin atje, të cilët janë nën bombardime izraelite, transmeton Anadolu.

“Zemra ime është në Gaza dhe do të qëndrojë në Gaza. Populli palestinez me të cilët punova, si me stafin tonë kombëtar në zyrë ashtu edhe me stafin tim në Spitalin Indonezian, ishin disa nga njerëzit më të jashtëzakonshëm që kam takuar ndonjëherë në jetën time”, tha Callahan në një intervistë me Anderson Cooper në CNN.

Callahan ka punuar me Mjekët pa Kufij dhe ka qëndruar në Gaza për 26 ditë pas konfliktit të Izraelit me grupin e rezistencës palestineze Hamas, që shpërtheu në fillim të tetorit. Ajo u evakuua javën e kaluar.

Ajo përmendi një incident ku gjithçka u ndal dhe personeli shëndetësor mori një paralajmërim për t’u zhvendosur në jug të Rripit të Gazës. Ajo tha se po u dërgonte mesazhe infermierëve në Spitalin Indonezian.

“Unë thashë… Ne humbën një infermier të fundjavës. Ai u vra pasi u hodh në erë ambulanca jashtë spitalit”, tha Callahan.

Ajo tregoi se iu drejtua kolegëve të saj për t’i pyetur nëse dikush po lëvizte në jug dhe përgjigja e tyre ishte me “vendosmëri të palëkundur”.

“Ky është komuniteti ynë. Kjo është familja jonë. Këta janë miqtë tanë. Nëse ata do të na vrasin, ne do të vdesim duke shpëtuar sa më shumë njerëz që të mundemi”, tregoi Callahan përgjigjen e kolegëve të saj.

Duke theksuar përkushtimin e tyre, Callahan tha se “mjekët dhe infermierët nuk u larguan për shkak të besnikërisë ndaj komunitetit të tyre”.

“Dua t’u kujtoj njerëzve se ata që qëndruan pas janë heronj. Ata e dinë se do të vdesin, por gjithsesi po zgjedin të qëndrojnë”, u shpreh Callahan.

Ajo gjithashtu përmendi rutinën e saj të përditshme kur dërgonte mesazhe te çdo kolegë në mëngjes dhe para gjumit për të parë nëse at ishin ende gjallë.

Izraeli nisi sulme ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës pas ofensivës ndërkufitare nga Hamasi më 7 tetor që la të vrarë mbi 1.400 njerëz në Izrael.

Që atëherë, të paktën 10.328 palestinezë, përfshirë 4.237 fëmijë dhe 2.719 gra, janë vrarë në Gaza.

Mes numrit të madh të vdekjeve, nevojat themelore në Gaza po mbarojnë gjithnjë e më shumë pasi Izraeli vendosi një “rrethim të plotë” në enklavën që i ka pothuajse të ndalur dërgesat e ndihmave humanitare tokësore.

Që nga fillimi i luftës në fillim të muajit të kaluar, vetëm rreth 500 kamionë kanë mbërritur në Gaza, një sasi që para luftës u dërgonte brenda një dite.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit