26.8 C
Pristina
Wednesday, July 24, 2024

Pse duhet të ekzistojë në mënyrë specifike një Zot i përjetshëm?

Më të lexuarat

Pyetje: Çfarë e pengon ekzistencën e një shkaktari material që krijoi universin, siç është një qytetërim tjetër ose diçka tjetër? Pse duhet të ekzistojë në mënyrë specifike një Zot i përjetshëm?

Përgjigjja: Ekziston një rregull i vendosur nga dijetarët muslimanë më shumë se një mijë vjet më parë, që thotë: “Sekuenca e aktorëve medoemos çon në mosbërjen e veprimeve.”[1]

Sekuenca e aktorëve do të thotë se ka më shumë se një krijues. Pyetja në fjalë përmend “një qytetërim tjetër”, që paraprihet nga një qytetërim që e ka prodhuar atë dhe një qytetërim që i ka paraprirë dhe prodhuar të dy etj. Kjo përfaqëson sekuencën e krijimit, e cila medoemos është e favorshme për mosbërjen e veprimeve, përkatësisht mosshfaqja e qenieve të krijuara, si: universi, njeriu dhe të tjerët.

Sekuenca e aktorëve rezulton në mosshfaqjen e universit dhe ekzistencës. Nëse një qytetërim varet nga ekzistenca e një qytetërimi tjetër që e ka krijuar atë dhe qytetërimi tjetër varet nga një qytetërim tjetër që e parapriu dhe e krijoi atë, e kështu me radhë deri në pafundësi, atëherë as ky qytetërim, as ai që i paraprin, as ai që u paraprin të dyjave nuk do të shfaqej. Pra, nuk do të shfaqej as ekzistenca, asgjë nuk do të shfaqej, sepse, nëse çdo qytetërim varet nga një qytetërim tjetër që i ka paraprirë, nuk do të shfaqej asnjë qytetërim dhe asgjë nuk do të ekzistonte kurrë.

Pra, duhet të ketë një Krijues të parë të Përjetshëm që krijoi gjithçka!

Nëse ka një sekuencë të pafundme dhe çdo hallkë në zinxhir varet nga ajo para tij, atëherë nuk do të kishte krijesa, asnjë krijim, asnjë qenie, sepse agjenti do të varej nga një agjent që i paraprin dhe më pas do të varej paraardhësi i tij në një të mëparshëm, etj., prandaj nuk do të kishte asgjë.

Pra, sekuenca duhet të ndalet diku.

Këtu bëhemi të sigurt për krijuesin e parë që nuk i paraprin asgjë tjetër!

 

Dr. Hejthem Talat

“Islami dhe ateizmi
ballë për ball”

[1] Dhahiratu nakdi ed-din fil-felsefeti el-haditheh, dr. Sultan el-Umejri (temë doktorate).

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit