3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Problemi ekonomik dhe trajtimi i tij nga këndvështrimi islam – (4)

Më të lexuarat

Muhamed Abdullah el-Shebani

Në artikullin e kaluar kemi dis kutuar çështjen e shpërndar jes së faktorëve të prodhimit. Saktësisht, faktorin punë du ke marrë parasysh se është prej faktorë ve më të rëndësishëm të prodhimit që ndikon në ekzistencën e problemit eko nomik dhe mënyrën se si Islami e trajton këtë faktor nga aspekti i rëndësisë së tij relative në procesin e prodhimit. Ndërsa në këtë numër do të diskutojmë faktorin e burimeve natyrore duke marrë para sysh se është prej faktorëve të prodhim it, lidhjen e këtij burimi me shpërndarjen e të ardhurave publike, ndikimin e tij në paraqitjen e problemit ekonomik dhe trajtimin e këtij faktori nga aspekti Is lam.
Me burime natyrore, sipas konceptit ekonomik kuptohet çdo gjë që gjendet mbi sipërfaqe të tokës si toka, detërat e lumenjtë, atë që është sipër saj si drita e erërat dhe çdo gjë që gjendet në thellësi të saj si pasuritë minerale. Ky faktor prodhimi është fusha e shfrytëzimit, në të cilën njeriu praktikon rolin e tij për mes punës për të përfituar nga ajo që All-llahu xh.sh. ka depozituar në tokë e qiej nga të mirat për të plotësuar nevojat e njerëzve.

Burimet natyrore dhe ekonomia

Lidhja e burimeve natyrore me prob lemin ekonomik paraqitet në mundësinë e përfitimit nga të mirat e tokës dhe hu lumtimin e faktorëve tjerë të prodhimit për shfrytëzimin e këtyre burimeve. Mos shfrytëzimi i burimeve natyrore në dis pozicion në mënyrë ekonomike të duhur që realizon të mirën publike dhe lehtë simin e nevojave të individëve ndihmon në paraqitjen e problemit ekonomik. Ne glizhenca ndaj burimeve natyrore dhe mosshfrytëzimi i tyre do të shpie në mos përdorimin e faktorëve tjerë të prodhi mit që do të ndikon në keqësimin e problemit ekonomik. Si dhe mënyra e shfrytëzimit të burimeve natyrore dhe mos ekuilibrimi gjatë shfrytëzimit do të shpie në konsumimin e burimeve apo humbjen e tyre dhe si rezultat i kësaj do të vjen deri te keqësimi i problemit ekonomik.
Islami ka vendos kritere dhe ka shpje guar mënyrat e shfrytëzimit të burimeve natyrore në mënyrën që do t’i shërbejë ekonomive të shoqërisë, të arrin ekuilib rin në shfrytëzimin e burimeve natyrore, të eliminon e të largon mënyrat që ndi kojnë në humbjen e burimeve duke zvo gëluar ndikimin e faktorëve të burimeve natyrore në keqësimin e problemit eko nomik.
Kriteret me të cilat Islami ka trajtuar faktorin e burimeve natyrore bazohen në pikëpamjen e tij, që çdo gjë që është në qiej e tokë, All-llahu xh.sh. e ka vënë në interes të njeriut e jetesës së tij dhe që njeriu duhet të bënë përpjekje për të për fituar nga ajo që All-llahu xh.sh. u ka dhënë nga burimet për të plotësuar ne vojat materiale të njeriut. Rregullat të cilat urdhëron Islami që të përvetësohen gjatë trajtimit të faktorit të burimeve natyrore mund të përcaktohen në çësht jet vijuese:
Së pari: Nxitja për shfrytëzimin e bu rimeve natyrore të pashfrytëzuara duke i porositur udhëheqësit myslimanë që të ndërhyjnë në vendosjen e kritereve e rregullave, që do të ndihmojnë në shfry tëzimin e këtyre burimeve të pashfrytëz uara. Transmetohet se Muhamedi a.s. ka thënë: “Kush e gjen ndonjë kafshë të ci lën pronarët e saj nuk mund ta ushqejnë dhe e lënë të lirë, e merr dhe e ushqen, atëherë ajo është e tij”. Ky hadith, na po rosit që të mos lëmë burimet e pashfry tëzuara pa i përdor dhe se shoqërisë my slimane i takon e drejta që të ndërhyjë në shfrytëzimin e këtyre burimeve të pash frytëzuara edhe nëse janë pronë individ uale. Sipas këtij hadithi shteti islam mund të vendos rregullat procedurale për ndërtesat industriale, apo pronat buj qësore apo pajimet tjera fikse prodhuese në rast të pamundësisë së pronarëve të tyre që t’i shfrytëzojnë, pasi që kjo gjë do të ndikojë në zvogëlimin e keqësimit të problemit ekonomik e atë përmes va zhdimit të prodhimit e shfrytëzimit të fuqisë punëtore në këto projekte. Mund të themi që realiteti i problemit ekonom ik në botën islame qëndron në pamund ësinë e shteteve në realizimin e rolit të tyre në shfrytëzimin e burimeve naty rore. Përkundrazi, humbja e burimeve natyrore është tipari më i spikatur në praktikat ekonomike të shumicës së shteteve islame.
Së dyti: Dhënia e koncesionit nëse gjenden lidhje mes burimeve natyrore dhe paraqitet nevoja e njerëzve për një grup të shoqërisë në llogari të grupeve tjera. Burimet natyrore për të cilat kanë nevojë njerëzit nuk i takon askujt zotëri mi i tyre dhe nuk i takon shtetit që t’i jep të drejtën e koncesionit ndonjë individi apo grupi, e si rezultat i kësaj monopo lizimin e dobive të tyre. Zotërimi i ndon jë burimi natyror, për të cilin kanë nevo jë njerëzit dhe vendosja e tij në duar të ndonjë grupi të caktuar të njerëzve janë prej shkaqeve të ekzistimit të problemit ekonomik, qoftë përmes mos përfitimit nga ky burim apo përmes monopolizim it e privimit të grupeve të njerëzve nga përfitimi prej tij për shkak të pamundë sisë së tyre që të paguajnë çmimin e kërkuar në këmbim të drejtës së konce sionit. Por, e drejta e dhënies së këtij koncesioni është kompetencë e udhëhe qësit të myslimanëve në rast mungese të burimit natyror në mënyrë që të mundë sohet shfrytëzimi i tij apo që burimi na tyror me natyrshmërinë e tij në të cilën është krijuar nga All-llahu xh.sh. ka nevojë për përpjekje dhe pasuri për të përfituar nga ai. Ndërsa ndalimi i konce sionit i kthehet burimeve natyrore të du kshme prej të cilave mund të përfitojnë të gjithë njerëzit si kripa apo gjelbërimi apo dheu apo rëra si dhe gjërat tjera të dukshme që gjenden në tokë, prej të ci lave mund të përfitojnë njerëzit drejtpër drejtë. Është transmetuar se Muhamedi a.s. ka thënë: “Myslimanët janë ortak në ujë, gjelbërim e zjarr dhe çmimi i tyre është i ndaluar”. Ndërsa në një transme tim tjetër Muhamedi a.s. thotë: “Tri gjë ra nuk ndalohen: uji, gjelbërimi dhe zjarri”. Nga përmbledhja e këtyre hadi theve kuptojmë kujdesin për nevojat e njerëzve të dukshme, për burimet naty rore dhe që nevojat e përgjithshme për burimin natyror e ndalon udhëheqësin e myslimanëve nga dhënia e koncesionit për çdo grup shoqëror që kjo të mos shpie te monopolizimi i tij, dëmton nje rëzit dhe ndikon në ofertën e kësaj materie, e cila përfitohet nga marrja e saj drejtpërdrejtë nga burimi natyror. Dhë nia e të drejtës së koncesionit për shfry tëzimin e saj nga një grup i njerëzve apo nga një individ apo grup individësh do të ndikon në zvogëlimin e ofertës, rritjen e çmimit të saj dhe pamundësinë e nje rëzve për të zotëruar atë me gjithë nevo jën e tyre të ngutshme për të dhe blerjen e saj nga grupi monopolist që i është dhënë kjo e drejtë.
Së treti: Ndërhyrja e drejtpërdrejtë e shtetit për shfrytëzimin e burimeve naty rore të pa shfrytëzuara sipas planeve prodhuese investuese, të cilat i vendos udhëheqësi mysliman sipas kushteve e të dhënave në dispozicion, e në një më nyrë që i shtyn pjesëtarët e shoqërisë të shfrytëzojnë këto burime natyrore të pa shfrytëzuara. Islami i nxit njerëzit të pu nojnë në shfrytëzimin e kursimeve të tyre, dhe si rezultat i kësaj të japin kon tributin e tyre në zgjidhjen e problemit ekonomik përmes gjetjes së kapitalit të veçantë nga ana e shtetit për shfrytëzim in e burimeve natyrore dhe ofrimin e kushteve për fuqinë punëtore që të kon tribuojë në shfrytëzimin e këtyre buri meve. Transmetohet se Ebi Xhaferi ka thënë: “Nuk ka asnjë familje muhaxher në Medine që nuk ka mbjell në këmbim të një të tretës e një të katërtës. Kështu ka vepruar Aliu, Sa’d bin Malik, Abdu llah bin Mes’ud, Omer ibn Abdul Azizi, Kasimi si dhe familja e Ebu Bekrit, fa milja e Omerit, familja e Aliut e familja e ibn Sirinit. Ndërsa Omeri r.a., nëse fa ra ishte e tij, atëherë i takonte një pjesë, e nëse fara ishte e tyre atëherë atyre u takonte një pjesë”. Nga kjo kuptojmë politikën e shpërndarjes së faktorëve të prodhimit, e cila mbështetet në shtyrjen e faktorëve tjerë të prodhimit për arritjen e ekuilibrit ndërmjet faktorëve të ndry shëm të prodhimit dhe shpërndarjen e të ardhurave kombëtare për këto burime për trajtimin e aspektit të prodhimit në problemin ekonomik.
Së katërti: Shfrytëzimin e burimeve natyrore përmes ndërhyrjes së udhëhe qësit të myslimanëve në rishpërndarjen e tepricës së shfrytëzimit përmes vendo sjes së sistemeve të veçanta e kritereve rregulluese, të cilat ndihmojnë në përfi timin nga komponentët e produktit ko mbëtar duke marrë parasysh të drejtat e pronës individuale. Kjo arrihet duke ndërhyrë për realizimin e interesit pub lik duke rritur produktin kombëtar dhe zvogëlimin e ndikimit të faktorëve të lidhur me burimet natyrore ndikuese në ekzistimin e problemit ekonomik e ke qësimin e tij. Muhamedi a.s. i ka shpje guar mënyrat se si të arrihet kjo përmes porosisë profetike për umetin islam. Transmetohet se Muhamedi a.s. ka thë në: “Mos e ndaloni mirësinë e ujit pasi që me ketë do të ndaloni gjelbërimin”. Ndërsa në një transmetim tjetër: “As kush mos të ndalojë mirësinë e ujit pasi që me këtë ndalon gjelbërimin”. Ndërsa në një hadith tjetër ka ndaluar nga shitja e mirësisë së uji. Nga këto hadithe të lartpërmendura mund të kuptojmë poro sinë profetike për mënyrën e përfitimit në rast të mos gjetjes së ujit. Prandaj në rast se dikush posedon një pus të mbush ur me ujë, atëherë atij i duhet që të lejo jë të tjerët të përdorin këtë pus, nëse i plotëson nevojat e tij në mënyrë që të përfitohet nga ai për ujitje në pjesët e afërta me pusin. Ashtu siç kuptohet që në rast se gjendet ujë që tepron për nevo jat e pronarit të pusit, që t’i lejojë të tje rët që nuk kanë ujë të përdorin pjesë sht esë të ujit për bujqësi. Pronarët e tokave të afërta mund të shfrytëzojnë atë por duke pas parasysh që të mos dëmtojnë pronarin e pusit. Kjo vlen në rast të pri shjes së mjeteve për bartjen e ujit të ndo një bujku që do të ketë nevojë për pjesën shtesë të ujit të fqinjit të tij në mënyrë që të mos humb prodhimin e tij. Këtë mund ta krahasojmë në rastet kur lidhet me mos shfrytëzimin e ndonjë burimi natyr or dhe mundësinë e shfrytëzimit të këty re burimeve qoftë edhe me ndërhyrje në rregullimin shtesë të burimeve natyrore.

Muhamed Abdullah el-Shebani
Përktheu nga arabishtja: Fuad Morina
Marrë nga revista el-Bejan, nr. 81

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit