9.6 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Prishja e magjisë duke shkuar tek magjistari?!

Më të lexuarat

Pyetje: “A është e lejueshme për njeriun e cili është i prekur nga magjia, që të shkoj tek magjistari në mënyrë që ta largoj magjinë?”

Përgjigje: “Kjo nuk është e lejuar. Argument për këtë, është transmetimi i hadithit të cilin e gjejmë në Musnedin e Imam Ahmedit dhe Sunenin e Ebu Davudit me zinxhir transmetimi nga Xhabiri radijallahu anhu i cili ka thënë:

“Është pyetur i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem në lidhje me nushranë[1], ndërsa ai u përgjigj: “Ajo është prej veprimeve të shejtanit”.”

Ndërsa, përdorimi i ilaçeve natyrore dhe bërja e rukjes të bazuar në sheriat, janë të mjaftueshme për shërimin e magjisë. Nuk ka ndonjë sëmundje të cilën e ka krijuar Allahu, veçse i ka lënë asaj edhe shërim, pa e marrë parasysh se kush e di këtë dhe kush nuk e di. I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka urdhëruar për të kërkuar ilaçin – që të kurohet i sëmuri, por ka ndaluar që kjo kurë të mos bëhet përmes asaj që është e ndaluar. Në një hadith thuhet: 

“Kurohuni, por mos u kuroni me atë që është e ndaluar.”[2]

_______________________________________________________

 [1] Nushrah – është emërtimi për ilaçin nga magjia, pa e marrë parasysh se a ka të bëj me ilaçin hallall apo atë të ndaluar. Ndërsa, në këtë hadith qëllimi është për ilaçin haram, i cili nënkupton shkuarjen tek magjistari për t’u shëruar nga magjia. Për më shumë, shih “Komentimin e Kitabu Teuhid” në kapitullin mbi Nushren – ilaçin nga magjia. (v.p.)

[2] Autenticiteti i këtij hadithi është i diskutueshëm tek dijetarët, por jo edhe përmbajtja e tij. (v.p.)

Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr. 1/1465

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit