2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Nuk mund të kemi ekonomi pa banka, por mund të kemi banka pa interes – Mr. Fuad Ferati

Më të lexuarat

Ekonomia islame është një tërësi ligje dhe parime islame, që në vete rregullojnë veprimtarinë ekonomike të një vendi, ku të gjitha këto mund të zbatohen në përputhje me rrethanat e kohës dhe vendit.
Bankat Islame janë institucione bankare dhe financiare të cilat operojnë në të gjitha transaksionet dhe investimet e tyre në përputhje me ligjet dhe qëllimet e sheriatit.
Nuk ka ekonomi të shëndoshë pa praninë e bankave dhe nuk ka mundësi të kemi banka të shëndosha të cilat ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e vendit, ndërkohë boshti i tyre kryesor është kamata.
“Prandaj për një ekonomi të pastër dhe të lartë, duhet të kemi Banka Islame të cilat e praktikojnë në vete ligjin e Zotit xh.sh”.
Një thënie e famshme që shpreh pikëpamjet e ekonomistëve perëndimorë në ekonomi, e cila shpjegon se nuk mund të ketë një ekonomi pa banka, dhe nuk mund të ketë banka pa një normë interesi.
Ne jemi plotësisht dakord me këtë thënie në pjesën e parë të saj, se nuk mund të ketë një ekonomi pa banka, ku pjesa më e madhe e parave menaxhohet përmes bankave, ndërsa për pjesën e dytë të deklaratës nuk jemi dakord , ngase është vërtetuar me prova përfundimtare, dhe zbatim praktik, se mund të ketë banka të cilat operojnë pa aplikuar norma interesi, madje të tillat kanë arritur suksese të larta në zhvillimin e ekonomisë.
Prandaj nuk është kusht që të arrihen suksese të larta në ekonomi të përdoret interesi, përkundrazi ato banka të cilat nuk e praktikojnë interesin kanë arritur suksese shumë të larta, madje rritshmëria e tyre ua kalon bankave të cilat praktikojnë interesin.
Suksesi i Bankimit Islam që vërehet sot në botë, është një nga treguesit e qartë për zbatimin e ligjit të Zotit në të gjitha sferat e jetës!

Mr. Fuad Ferati

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit