-2.4 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

NJË URDHËR PREJ ALLAHUT PËR ROBËRIT E TIJ, NJË URDHËR QË SJELL BEGATI DHE RREGULLON PLOTËSISHT GJËNDJEN E TYRE

Më të lexuarat

Allahu thotë në Kuran:

قُل لِّعِبَادِیَ ٱلَّذِینَ ءَامَنُوا۟ یُقِیمُوا۟ ٱلصَّلَوٰةَ وَیُنفِقُوا۟ مِمَّا رَزَقۡنَـٰهُمۡ سِرࣰّا وَعَلَانِیَةࣰ …….
[Surja Ibrahim: 31]

  ”Thuaju robërve të Mi, që kanë besuar, që ta falin rregullisht namazin dhe, nga ajo që u kemi dhënë, le të japin fshehtazi dhe haptazi, …”

Përcillju besimtarëve të sinqertë këtë urdhër të mrekullueshëm dhe plot mirësi, që sjell begati dhe rregullon plotësisht gjendjen e tyre. Le ta shfrytëzojnë këtë mundësi, përpara se të jetë shumë vonë. Le ta falin namazin me rregullsi, qoftë në aspektin e jashtëm të tij, qoftë në aspektin e brendshëm.

Gjithashtu, le të shpenzojnë nga mirësitë e begatitë që Zoti u ka dhuruar, pak apo shumë qofshin ato, fshehtas dhe haptas. Këtu bëhet fjalë për shpenzimet e detyrueshme, si zekati, ose shpenzimet ndaj atyre njerëzve që e ke detyrë të përkujdesesh. Por bëhet fjalë edhe për sadakatë e donacionet e pëlqyeshme, në të gjitha fushat e bamirësisë. Allahu i Lartësuar na nxit që t’i bëjmë këto shpenzime para se të jetë tepër vonë:

” ….مِّن قَبۡلِ أَن یَأۡتِیَ یَوۡمࣱ لَّا بَیۡعࣱ فِیهِ وَلَا خِلَـٰل .
… para se të vijë ajo Ditë, kur nuk do të ketë më as kompensim e as miqësi.”

Atë ditë, asnjë miqësi e lidhje nuk mund të sjellë dobi; atë që e ke shpërfillur nuk mund ta kthesh pas as me kompensim e as me ndonjë dhuratë nga miqtë e të dashurit. Atë ditë, çdo njeriu do t’i mjaftojë çështja e vet.

Prandaj, le të përgatitet çdokush për veten e vet dhe le të shohë çfarë ka bërë për nesër. Le të shohë me kujdes punët dhe të marrë në llogari veten e vet, para se të vijë koha e llogarisë së madhe para Zotit.

/Tefsiri i Sadit “Zoti e mëshiroftë”!/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit