18.3 C
Pristina
Tuesday, May 14, 2024

UMREJA: PASQYRË DHE PËRGJIGJE E SAKTË E GJENDJES SË UMETIT – Nga Dorlir Kraja

Më të lexuarat

Umreja si një sunet shumë i dëshirueshëm dhe i dashurë është adhurim i cili kryhet nga ata që e kanë dëshirë, kanë pasuri por dhe fuqi.
Ky ibadet i mbledhë të pasurit dhe sakrifikuesit e umetit, të privilegjuarit e muslimanëve nga të gjitha racat, etnitë, moshat dhe statuset sociale. Kjo është shumë e bukur, madhështore, unike vetëm për islamin.
Nisur nga kjo panoramë, ne jemi ajka e umetit si model për të vlerësuar gjendjen tonë. Por fatkeqësisht këtu fillon trishtimi për gjendjen sot, dhe frikën për të ardhmen. Sheh veprat e tyre që kundërshtojnë sunetin, dëshmon jo edebin, kaosin, jo bindjen per t’iu nënshtruar rregullit, ngutinë, jongurim për të të hyrë në konflikt. Gjendja e mutemirinëve është përgjigje e pyetjes më të madhe “Pse si umet jemi në gjendjen që jemi?” Kjo gjendje vetëm se e forcon parimin dhe idenë që: të qenit adhurues dhe adhurimi si i vetëm, i pa bashkangjitur me ahlak, edeb dhe rregull asnjëherë nuk do të nxjerrë umetin në pozitën e shpallur si “Umeti më i mirë i dalë për njerëzimin, ndaloni nga e keqja dhe urdhëroni në të mirë…” Kuran). Sepse njerëzimit i duhet modeli i moralit i cili nxitet nga besimi dhe adhurimi (andaj në fund të ajetit vie: “…dhe e besoni Allahun.” – Kuran). Dhe nuk i duhet adhurim i cili nuk nxitë në drejtësi dhe rregull. Përkundrazi adhurimi i muslimanëve i cili nuk inspiron/nxit në rregull është komprometim i vetë adhurimit. E ky është zullum i muslimanëve e që i bëjmë vet adhurimit/islamit/imanit.

Është premtim i Allahut që këtë fe në krye me Muhamed Mustafanë( salallahu alejhi we selem) të fundit e pejgamberëve, deri në fund të njerëzimit kundrejt të gjitha ideologjive antifitrore dhe antiislame sot  gjithmonë do ta nxjerrë fitues. Si i tillë ky amanet do të ketë patjetër amanetgjitë(bartësitë) e vet. Është Përzgjedhje e Allahut dhe zgjedhje e jona a do të jemi amanetgji që guximshëm flasin për mangësitë të cilat i kemi duke mos humbur shpresën në mëshirën e Allahut. Kjo nuk është thirrje euforike deluzioniste per t’u qasë dhe marrë me umetin nga këndi global (sepse këtë nuk e kemi as mundësi, as përgjegjësi). Përgjegjësia e atyre që janë përgjegjës është që të edukojnë familjen, xhematin e xhamisë dhe kudo që mund të kumtojnë. Kurse detyrim i secilit është që të edukoj veten, deri në nivelin e të qenit shembulltyrë, ku është e shkruar: “Jeni ummeti më i mirë i dalë për njerëzimin.” Kur të gjithë muslimanët si qeliza (individ) formësoheni (edukohemi) për të qenë të shëndoshë, atëherë Umreja do të shfaqë pasqyrë të shëndoshë të gjendjes së Umetit. Dhe në këtë moment ne veçse do të jemi në pozitë krejt tjetër.

Dorlir Kraja – 04.10.2023

#meditim_nga_Umreja

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit