1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Një grua pyet për hakun e bashkëshortit ndaj saj, ku thotë: “Është i vrazhdë në sjellje dhe nuk shpenzon për të?”

Më të lexuarat

Sjellja e ndërsjellë bashkëshortore!

• Pyetje:

Një grua pyet për hakun e bashkëshortit ndaj saj, ku thotë: “Është i vrazhdë në sjellje dhe nuk shpenzon për të?”

• Përgjigja:

Është obligim ndaj bashkëshortit që të sillet mirë me bashkëshorten, bazuar në fjalën e Allahut të Madhërishëm dhe të Lartësuar:

وَعَاشِرُوهُنَّ بِالْمَعْرُوفِ

“…Jetoni e silluni mirë me to!”

| Kur’an • Nisa 19 |

Si dhe: وَلَهُنَّ مِثْلُ الَّذِي عَلَيْهِنَّ بِالْمَعْرُوفِ

“…Edhe atyre (grave) u takon e drejta sikurse edhe përgjegjësia në bashkëshortësi…”

| Kur’an • Bekare 228 |.

Nuk lejohet për njeriun që mos t’i përmbush detyrimet e veta ndaj bashkëshortes. Si dhe, le ta di se nëse ajo tani nuk e merr hakun e vet, do ta marrë Ditën e Kiametit nga veprat e tij! Dhe çfarë mendoni sikur të jetë gruaja rivali juaj Ditën e Kiametit? T’i keni frikën Allahut tani meqë mund ta përmbushni detyrimin tuaj ndaj grave, mos e teproni dhe mos i anashkaloni!

Kurse, sa i përket bashkëshortes, ne i themi asaj: “Duro dhe llogarit në shpërblim prej Allahut të Plotfuqishëm dhe ta dini se kjo gjendje nuk vazhdon përgjithmonë, dhe se njeriut i ndryshon gjendja, si dhe lutjuni Allahut që ta udhëzojë bashkëshortin tuaj dhe kështu ta përmbushni detyrimin tuaj!

~ Shejh Ibën Uthejmin, Allahu e mëshiroftë!
| Likaa Shejhrij 54 |
Përktheu: Besim Gjelaj

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit