10.3 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Nga Fitim DIKA: “Përparësitë” dhe “mangësitë” e futjes në qeveri të Lëvizjes BESA

Më të lexuarat

Fillojmë me “përparësitë”:

Gruevski nuk do ketë shpresa se mund ta rrëzojë qeverinë e ardhshme.

BE dhe SHBA do e përkrahnin më tepër BESËN; gjithashtu edhe Kosova dhe Shqipëria e kryeministrit Rama.

T’ju tregonte shqiptarëve sesi udhëhiqet një dikaster dhe nga programet e shumta të kthehej në vepër konkrete.

Do arrinte të kontrollonte një pjesë të administratës.

Do ia rrëmbente mijëra vota BDI-së që tashmë është kthyer vetëm në një parti administrate dhe përtej saj nuk mund të marrë asnjë votë.

Do stabilizoheshin kritikat mediatike kundrejt BESËS, që për hatër të ndonjë kulaçi do fillonin të rimendonin shkrimet.

Mund ta shfrytëzonte rastin që nga pushteti të zbulonte të palarat e funksionarëve të mëparshëm.

LSDM do ishte asnjanëse në zgjedhjet lokale, duke mos e favorizuar as BDI-në dhe as BESËN.
“Mangësitë” e pjesëmarrjes së Lëvizjes BESA në qeveri:

Puna do e detyronte që të ulej me persona që deri dje i quante të kriminalizuar.

BDI ka 10, BESA 5 deputetë.

BDI si parti e parë mund ta shantazhonte dikasterin ku udhëheq BESA, vetëm e vetëm për ta diskredituar.

LSDM si parti liberale soroiste nuk do gjente në shumë çështje ngjashmëri me konservatorët e Lëvizjes BESA.

LSDM do luante arbitrin e pajtimit të BESËS dhe BDI-së.

Me BESËN në qeveri shtohet inati i nacionalistëve maqedonas që do e paraqesnin qeverinë e ardhshme si “shqiptare”, duke shtuar vota në konto të OBRM.

LSDM përsëri më lehtë do e kishte të bashkëpunonte me “pleqtë e korruptuar” sesa me “fëmijët ambiciozë” – të përkthyer në shqiptarë.

Shqiptarët e LSDM janë kthyer në shok më të afër të BDI-së sesa të opozitarëve shqiptarë.

Dallimet brendapërbrenda BDI-së dhe LSDM-së le të shpërthenin duke e shikuar nga jashtë BESËN.
Në vend të përfundimit:

Në këtë situatë barazimi, ku duhet të bashkëpunosh edhe me armikun që është gjithashtu “armiku i armikut”, bëhet tepër e vështirë suksesi i qeverisë së ardhshme. Veçanërisht nëse LSDM nuk ka fuqi të detyrojë përzgjedhjen e kuadrove nga BDI. Kjo e gëzon Gruevskin që përgatitet të rrëzojë qeverinë e ardhshme pa filluar në mënyrë konkrete procedurat penale kundrejt tij.

Zaevi dikur thoshte se BDI dhe OBRM janë vëllezër binjakë, megjithatë kërkesa thuajse unanime e votuesve shqiptarë është pensionimi i Gruevskit & Co nga politika. A do jetë e gatshme që qeveria e ardhshme me plot probleme ta pensionojë Gruevskin deri në zgjedhjet lokale? Me BESËN ose pa BESËN, këta janë pyetje që shqetësojnë shumicën! /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit