19.8 C
Pristina
Sunday, May 26, 2024

Java në fotografi: nga dita e Nakba-s në Betlehem deri tek zgjedhjet në Iran

Më të lexuarat

Votuese femra mbajnë radhën në një qendër votimi në zgjedhjet presidenciale dhe rajonale në Qom të Iranit, 1245 kilometra larg kryeqytetit, Teheran. Iranianët nisën votimin të premten në zgjedhjet e para presidenciale që prej marrëveshjes bërthamore me fuqitë botërore.
Përleshje gjatë protestës në ditën e grevës së përgjithshme në Athinë. Punonjësit grekë deklaruan grevë në të gjithë vendin të mërkurën në një protestë kundër masave shtrënguese.
Raketa balistike me qitje të largët, Hwasong-12 (Mars-12) lëshohet gjatë një testimi në Korenë e Veriut. Imazhet u publikuan nga agjencia shtetërore e lajmeve e Penianit.
Kampioni olimpik i Xhamajkës, Usain Bolt gërrmon një varr në Portland në Xhamajka për yllin e kërcimit për së larti, Germaine Mason, që ndërroi jetë në 20 prill në një aksidemt me motor në periferinë e Kingston.
Vajza shkolle palestineze vrapojnë për t’i ikur gazit lotsjellës të lëshuar nga trupat izraelite gjatë përleshjeve në një protestë që shënoi përvjetorin e 69 të Nakbas në qytetin Betlehem në Bregun Perëndimor.
Mbështetës të ish-guvernatorit të Xhakartës, Basuki “Ahok” Tjahaja Purnama – i burgosur për blasfemi – protestojnë jashtë Gjykatës së Lartë në Xhakarta, Indonezi.
Një person i zhvendosur mban vajzën e tij ndërsa ata kalojnë lumin Tigris, ndërkohë që trupat irakiane luftojnë me ISIS në perëndim të Mosulit, në Irak.
Palestinezët kalojnë mbi tapetin e kuq ndërsa mbërrijnë për të marrë pjesë në edicionin e tretë të Festivalit të Filmit në qytetin port të Gazës.
Miq dhe të afërm marrin pjesë në funeralin e gazetarit të vrarë, Javier Valdez në Culiacan, Meksikë. Valdez, një reporter veteran që ishte i specializuar në mbulimin e trafikut të drogës dhe krimit të organizuar, u vra të hënën në shtetin verior të Meksikës, Sinaloa – rasti më i fundit i vrasjes së gazetarëve.
Fëmijët të zhvendosur nga lufta në veriperëndim të Jemenit pozojnë për një fotografi në afërsi të kasolleve të tyre të lëvizshme në një rrugë në qytetin-port të Detit të Kuq, Hodeidah.                                                                                               Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit