14.1 C
Pristina
Friday, November 8, 2024

Fëmijët janë luks! – Justinian Topulli

Më të lexuarat

Dëgjova një feministe që thoshte se jo të gjithë e kanë obligim të kenë fëmijë dhe madje fëmijët janë luks!

Sigurisht që pasja fëmijë nuk është obligim, por është domosdoshmëri e shoqërisë njerëzore dhe përgjegjësi individuale e atyre që do të bëhen prindër. Dhe këtë përgjegjësi e mbartin vetëm ata që e ndjejnë veten të përgjegjshëm për të mbartur këtë barrë, pavarësisht sesa e përmbushin këtë në realitet .

Ndërsa shprehja se “fëmijët janë luks”, është egoizëm tipik postmodern mashtrues, sepse pohon pikërisht të kundërtën e realitetit, ndërkohë që “luks” është të mos kesh fëmijë dhe të jesh i çliruar nga barra e lindjes, rritjes, edukimit dhe shpenzimit për fëmijët, duke bërë një jetë egoiste individualiste, ku nuk ke asnjë përgjegjësi dhe obligim ndaj dikujt tjetër veç kujdesit për veten.
A ka luks më të madh se kaq?!

Hoxhë Dr. Justinian Topulli

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit