11.3 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

PARTI TË ETABLUARA

Më të lexuarat


Një proverbë popullore thotë:”Mos i ik gruas së krehur dhe rrugës së shkelur”, se të dyja janë të etabluar (stabile, të qëndrueshme) secilla në mënyrë të vetë.
Sipas këtij shembulli, edhe partive politike shqiptare të etabluara mos i ik, po shtrohet pyetja a munden dhe a janë partitë tona të etabluara?!Shkojmë me rradhë:
1. Partia e Prosperitetit Demokratik ishte e para parti e formuar, bile në zanafillën e saj ajo ishte një lëvizje me plotëkuptimin e fjalës. Asaj iu bashkangjitën shtresa të ndryshme të popullit: prej nxënësve, studentë, puntorë e njerëz të pregatitur, profesorë e bile edhe shum haxhinjë të moshuar. Kjo vazhdoi deri në daljen në skenë e fraksionit, gjegjësisht të PDSH-së, ku forca e PPD-së u zbehë dhe me futjen e PDSH-së në qeveri ajo humbi e u zhbë.
2. Kjo e dyta, qëndroj dhe sa menduam se u etablua doli në skenë UÇK-ja dhe më pas një pjesë e saj u shndërrua në parti politike me emrin BDI apo Bashkimi Demokratik për Integrime e cila po qëndron edhe sot. 3. Po sikur edhe ajo të mos qëndroj në pushtet, pas zgjedhjeve mund t’i ikë etablimi dhe kështu të bëhet një parti e dobët. Kështu që, edhe asaj do t’i ndodhë si edhe partive tjera pra ta gjejë i njejti fat. Pa pushtet partitë shqiptare nuk mund të etablohen dhe kështu të kanë njē jetë të gjatë veprimi.
Këtë sëmundje partitë maqedone nuk e kanë qysh nga pavarësia e Maqedonisë. LDSM dhe VMRO po qëndrojnë në jetën politike pavarësisht a janë pozitë apo opozitë dhe janë të etabluara dhe në çdo cikël të zgjedhjeve marrin të njejtin numër të votave. Fituesin zakonisht e përcakton një numër i votuesve të papërcaktuar me çka është normale ku e njëjta duhet të jetë e që nuk ndodh te partitë shqiptare. Mos vallë ne jemi më pragmatik dhe shpesh ndrrojmë anën apo?
Këtu nuk kam përmendur partitë që u krijuan për një përdorim. Sidoqoftë, ju mbetet kryesive të partive të mendojnë si dhe intelektualëve tanë të mendojnë për këtë çështje e neve që nuk jemi antarë të ndonjë partie sëpaku vetë të jemi të etabluar, se partitë vijnë e shkojnë varësisht prej qëndrimit në pushtet.
Dhe, fjala e fundit si këshillë plaku: “kur mos i ik gruas së krehur dhe rrugës së shkelur”.



Kenan Bajrami, 01.05.2024
Në vigjilje të zgjedhjeve parlamentare 2024 në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit