6.8 C
Pristina
Sunday, January 26, 2025

Nëse sperma rrjedh për shkak të ftohtit ose si pasojë e mendimeve a duhet larë trupi?

Më të lexuarat

Selam alejkum, desha t’ju bëj dy pyetje nëse mundeni të më përgjigjeni:
1. Sperma që rrjedh për shkak të ftohtit, a shkakton ndonjë lloj shqetësimi tjetër, dhe a duhet larë trupi?
2. A mund të ejakulohet për shkak të mendimeve, dhe nëse po, a ndjehet dalja e spermës?

Përgjigjja: Alejkum selam ve rahmetullah
Falenderimet tona janë për Allahun s.v.t. e përshëndetjet tona me salate dhe selame të panumërta janë për të Dërguarin e Tij s.a.v.s.

Ejakulimi i cili e obligon guslin-pastrimin e komplet trupit është ai në të cilin dalja e spermës përcillet me kënaqësi, pavarisht çka e provokon si shikimi, përkdhelje, mendimi apo kontaki intim, si dhe pavarisht nëse ndodh në gjumë apo zgjuar.
Ndërsa në rast të ndonjë sëmundjeje apo shqetësimi tjetër, apo për shkakt të ndonjë çregullimi që mund të ndodh atëherë në këtë rast, vetëm rrjedhja e spermës e pa përcjellur me kënaqësinë e zakonshme, nuk e obligon guslin, mjafton vetëm abdesti për namaz.

Burimi: pergjigje.net

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit