7.3 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Nëse njeriu merr gusël për shkak të xhunubllëkut (papastërtisë së madhe), dhe nuk e futë ujin në gojë dhe në hundë, a është i saktë gusli i tij?

Më të lexuarat

Pyetja: Nëse njeriu merr gusël – për shkak të xhunubllëkut (papastërtisë së madhe), dhe nuk e futë ujin në gojë dhe në hundë, a është i saktë gusli i tij?

Përgjigjja: gusli nuk saktësohet pa futjen e ujit në gojë dhe në hundë, për shkak të fjalës së Allahut të Lartësuar: “E nëse jeni xhunub (të papastër) pastrohuni (lahuni).” Kjo e përfshin trupin të tërin, e brendësia e gojës dhe hundës është prej pjesëve të trupit që është obligim (vaxhib) pastrimi i tyre. Prandaj, Pejgamberi ﷺ urdhëroi për pastrimin e gojës dhe hundës gjatë marrjes së abdesit, për shkak të përfshirjes së këtyre dyjave në fjalën e Allahut të Lartësuar: “… lani fytyrat tuaja”. E përderisa futen këto dyja në pastrimin e fytyrës – e fytyra është prej atyre pjesëve që është obligim larja dhe pastrimi i tyre në pastrimin e madh – atëherë është vaxhib për atë që merr gusël prej xhunubllëkut që t’i pastrojë gojën dhe hundën.

Shejh Uthejmini [“Fetâva Erkâni El-Islâm”, fq. 248]
Përktheu: Defrim Fazliu

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit