Përmbledhtazi (themi se), është e lejuar të pranosh një dhuratë nga fqinja jote e krishterë në ditën e festës së tyre, me kushtet e mëposhtme:
1. Të mos jetë dhurata kafshë që është therur për shkak të festës.
2. Të mos jetë diçka që përdoret për të përngjasuar me ta në ditën e festës së tyre, si për shembull qirinjtë, vezët, shkopinjët e drurit dhe të ngjashme.
3. T’ia shpjegosh dha sqarosh fëmijëve të tu akiden e dashurisë dhe urrejtjes dhe që të mos ngulitet në zemrat e tyre dashuria për këtë festë, ose lidhja me dhuruesin.
4. Të pranohet dhurata me qëllim për t’ia zbutur zemrën dhe për ta afruar në islam, e jo nga dashuria apo miqësia.
www.islamqa.info
Nga faqja e shejh Muhamed Salih Munexhidit
Përkthim Hoxhë Burim Koçinaj