34.1 C
Pristina
Wednesday, June 19, 2024

Kush e ndërtoi Qaben dhe pse e morri këtë emër?

Më të lexuarat

Pyetje: Kush e ndërtoi Qaben, kush ishte ai i cili i vendosi themelet e saj dhe pse u quajt me këtë emër?

Përgjigje: Po. Allahu i Madhëruar ka thënë: “Edhe kur Ibrahimi dhe Ismaili, duke i ngritur themelet e Shtëpisë (Qabes).” [El-Bekare: 127]. Ishte Ibrahimi alejhi selam ai i cili e ndërtoi Qaben dhe ngriti themelet e saj me pjesëmarrjen e djalit të tij Ismailit alejhi selam.

Ka ardhur në disa gjurmë se Qabeja është ndërtuar në kohën e Ademit alejhi selam, por është zhdukur dhe shkatërruar. Pastaj, ndërtimi i saj është ripërtërirë nga Ibrahimi alejhi selam, Allahu e di më së miri.

Sa i përket përse është quajtur me këtë emër, është quajtur Ke’abeh (kub) për shkak të ndërtimit të saj në katrorë, sepse çdo ndërtesë që është katrore dhe ka katër shtylla quhet Ke’abeh (pra, katrorëshe ose formë kubi). Allahu i Madhëruar këtë Shtëpi ia ka adresuar Vetes së Tij. Allahu ka thënë në Kur’an: “Përkujtoje kur Ne e udhëzuam Ibrahimin për në vendin e shtëpisë (Qabes): të mos më përshkruajë Mua shok, pastroje shtëpinë Time për ata që bëjnë tavaf, që qëndrojnë në këmbë duke u falur, përkulur dhe që bëjnë sexhde.” [El-Haxh: 26].

Kështuqë, Allahu i obligoi robërit e Tij t’i kthejnë fytyrat kah ajo (Qabeja) kur i falin namazet e tyre dhe ua obligoi atyre kryerjen e haxhit një herë në jetë.

[Shejh Ibn Uthejmini, Allahu e mëshiroftë. Në: “Fetava nur ala darb”, kaseta nr. 270]

Përktheu nga arabishtja: Amir Shabani

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit