4.8 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Ku do t’i shpenzojë Qeveria 3.2 miliardë eurot e buxhetit?

Më të lexuarat

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së premtes ka miratuar Projektligjin për buxhetin e vitit 2023, i cili pritet të jetë 3 miliardë e 212 milionë euro.

Lëvizja Vetëvendosje të shtunën përmes një tabele të publikuar në Facebook, ka treguar se ku do të shpenzohen këto para të shtetit.

Një miliardë e 98 milionë euro janë ndarë për subvencione e transfere, 811 milionë në shpenzime kapitale, 745 milionë të tjera në kategorinë ‘ paga dhe mëditje’, dhe 493 milionë euro në mallra dhe shërbime.

Prej këtij buxheti janë ndarë 296 milionë euro për sektorin e shëndetësisë në nivel qendror e lokal dhe 60 milionë euro janë për barna esenciale për t’u siguruar që spitalet dhe qendrat e mjekësisë familjare janë mirë të furnizuara për të ofruar shërbime ndaj qytetarëve. Për këtë po ashtu do të shtohen edhe 400 pozita: 100 në nivel qendror dhe 300 në nivel lokal.

Në arsim për vitin e ri buxhetor, është paraparë ndërtimi i 11 çerdheve si dhe shtimi i 243 pozita të reja për staf dhe 500 asistentë për fëmijë me aftësi të kufizuara.

Sa i përket fushës së bujqësisë, thuhet se për herë të parë në historinë e Republikës së Kosovës buxheti për këtë fushë shkon në 87 milionë euro, “që do të përkthehet direkt në ndihmën edhe më të madhe ndaj bujqve tanë dhe zhvillimin e këtij sektori jetik për vendin”.

Ndërsa, për ushtri thuhet se vitin e kaluar është dyfishuar buxheti nga 50 milionë në 100 milionë, ndërkohë për vitin 2023 buxheti për fushën e mbrojtjes do të shkojë në 123 milionë euro.

“Në vitin 2023 po e përmbushim premtimin tonë duke i përfshirë në skemë të gjithë fëmijët nën moshën 16 vjeçare. E për këtë qëllim, është ndarë buxhet në vlerë prej 60 milionë euro”, thuhet në njoftimin e VV-së./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit