0.9 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Kosova përfitoi nga BE përkrahjen më të madhe për kokë banori për energjetikë

Më të lexuarat

Kosova ka përfituar nga Bashkimi Evropian gjithsej 75 milionë euro për sektorin e energjetikës, ose rreth 43 euro për kokë banori.

Bashkimi Evropian (BE), siç dihet tashmë, do të ndihmojë Kosovën në përballjen me krizën energjetike me 75 milionë euro. Kjo ndihmë është konfirmuar edhe nga presidentja e Komisionit Eurpopian, Von der Leyen, me rastin e vizitës së fundit në Kosovë.

Kjo shumë parash, siç është thënë edhe nga zyrtarët vendor, edhe nga ata të BE-së është shuma më e madhe e përkrahjes nga Bashkimi Evropian për krizën energjetike dhënë për kokë banori ndonjë shteti. Më konkretisht, Kosova ka përfituar nga BE-ja 75 milionë euro, ose rreth 43 euro për kokë banori.

Ndërkohë, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, për medien e vendit ka theksuar se është kërkuar ndihmë shtesë dhe se disa vende kanë shprehur interesimin për përkrahje. Ajo ka thënë se përveç krizës, është kërkuar ndihmë edhe për disa projekte që janë duke ardhur, duke përfshirë edhe projekte të burimeve të ripërtëritshme të energjisë.

“Në të njëjtën kohë, gjatë takimit të procesit të Berlinit është kërkuar ndihmë shtesë, edhe nga BE dhe Gjermania, dhe edhe aty kemi sinjale paraprake pozitive. Gjermania është e gatshme të zhvillojë një lloj partneriteti për energji.

Ne kemi thënë se për një shtet si Kosova, ndihma është e domosdoshme për të tejkaluar krizën, mirëpo, gjithashtu kemi nevojë edhe për më shumë ndihmë dhe përshpejtim të projekteve që janë duke ardhur, sikur ato për ngrohjen qendrore në Prishtinë, të fillojmë sa më shpejtë me investime edhe në rrjete dhe në ngrohje të qytetit edhe në komuna tjera. Pastaj, projekte solare, e të tjera, kemi kërkuar që këto të mundësohen sa më shpejtë që është e mundur. Ne si shtet me kapacitetet tona, jemi duke përshpejtuar investimet në efiçiencë dhe në BRE, por presim edhe ndihmën e partnerëve tonë që këto investime të realizohen sa më shpejtë”, ka thënë ministrja Rizvanolli.

Se sa do të realizohen kërkesat e Kosovës për ndihma shtesë për përballjen me krizën energjetike, mbetet të shihet në vazhdim. Por, është më se e qartë se Kosova ka nevojë për ndihmën e BE-së, shteteteve të fuqishme të saj për të tejkaluar sa më shpejtë dhe sa më efektshëm krizën energjetike në vend. /Buletini Ekonomik

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit