6.3 C
Pristina
Sunday, January 26, 2025

Kam gjakderdhje prej tre javësh dhe po marr barna hormonale. Nuk mund të falem. Si të veproj?

Më të lexuarat

Pyetja: Që tre javë kam gjakderdhje dhe po marr barna hormonale. Për këtë arsye nuk mund të falem. Si të veproj? A keni ndonjë zgjidhje? Ju lutem, më këshilloni. Zoti ju shpërbleftë me xhenet! Faleminderit!

Pergjigjja:
Falenderimet tona janë për Allahun s.v.t. e përshëndetjet tona me salate dhe selame të panumërta janë për të Dërguarin e Tij s.a.v.s.

Në rast se cikli juaj më parë ka qenë i rregullt duhet t’i përmbaheni ritmit tuaj të zakonshëm, ato ditët sadoqë kanë qenë zakon i konsideroni edhe këtu cikël menstrual dhe i përmbaheni rregulla të Hajzit. Pas përfundimit të atyre ditëve 5, 6 apo 7 sado që është zakoni juaj pastroheni-laheni prej hajzit dhe ditëve tjera vazhdoni normalisht me të gjitha, përveç se për çdo namaz duhet ta ripërtrini abdestin për shkak të rrjedhjes së gjakut që keni.

Vallahu a’lem

Burimi: pergjigje.net

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit