9.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

I lutem Zotit për diçka, por Zoti nuk ma kthen lutjen?

Më të lexuarat

Pyetja:

Fal namaz, por akoma nuk e kam kuptuar Islamin si duhet. Mendoj se i praktikoj detyrat ndaj Zotit, por Zoti i di si i praktikoj, si p.sh.: unë i lutem Zotit për diçka, por Zoti nuk ma kthen lutjen. Unë e di se Zoti e di çka është më e mirë për njeriun, por nga ta di unë këtë gjë. E di se duhet të bësh durim, por edhe te durimi jam munduar, po prapë s’ia kam arritur qëllimit. E di se duhet të durosh, po si të duroj? Më tregoni nga përvoja dhe sa mund të zgjasë durimi, sa muaj?

2. Dhe si mund ta di se disa nxitje ose udhëzime i kam prej shejtanit?

Përgjigjja:

   Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

1. Vëlla i nderuar, njeriu është krijesa më e përsosur, prandaj edhe Allahu i Lartësuar e ngarkoi me përgjegjësi dhe obligime. Por megjithëkëtë ai është i paaftë të kuptojë gjithmonë se cilat gjëra janë në dobi të tij dhe cilat jo. Allahu i Lartësuar thotë: “…Ju mund që ta urreni një send, e ai është shumë i dobishëm për ju, dhe mund që ju ta doni një send, e ai është dëm për ju. Allahu di (fundin e çdo sendi) e ju nuk dini.” (Bekare, 216)

Ndërsa për një vepër të dëshiruar për ne, që të mund të kuptohet se është e dobishme apo jo kjo mund të arrihet duke iu mbështetur Allahut të Lartësuar, prandaj ju këshillojmë që para se të vendosni për kryerjen e një gjëje ose edhe para se t`i luteni Allahut të Lartësuar që ta arrini atë, kërkoni këshillim dhe sukses nga Allahu i Plotfuqishëm. Kjo më së miri arrihet me faljen e namazit të istihares. Ky namaz falet zakonisht kur jemi para një dileme dhe nuk e dimë se cili veprim është më i dobishëm për ne.

Nga pyetja juaj kuptojmë se ju keni një kohë që jeni duke i bërë lutje Allahut të Lartësuar për një gjë, por ajo nuk realizohet dhe kështu ndiheni të mërzitur dhe humbni shpresën pasi nuk arrini të realizoni qëllimin. Ju këshillojmë që së pari të mos lidheni shumë me çështjen, pastaj falni namaz istihare, pasi është e mundur që mosrealizimi i asaj gjëje është më hair për ju. Gjithashtu duhet të kuptoni se kjo botë për besimtarin është botë e sprovave, e fitneve, e ballafaqimeve dhe e sfidave, kurse bota tjetër është botë e qetësisë, e rehatisë, e lumturisë dhe e shpërblimit. Allahu i Lartësuar thotë: “A menduan njerëzit të thonë: ‘Ne kemi besuar, e të mos vihen në sprovë?’ Ne i sprovuam ata që ishin para tyre, ashtu që Allahu gjithqysh do t’i dallojë ata që e thanë të vërtetën, do t’i dallojë dhe gënjeshtarët.” (Ankebut, 2-3)

Besimtari i sinqertë nuk duhet të humbë shpresën dhe të ketë mendim jo të mirë për Allahun për shkak të mosrealizimit të një dëshire apo edhe për shkak të mospranimit të një lutjeje. Mosrealizimi i një lutje në vetvete përmban shumë urtësi, të cilat njeriu nuk ka mundësi t`i kuptojë ose mund t`i kuptojë pas një kohe, kur sheh disa gjëra të cilat nuk kishte mundësi t`i shihte më herët. Allahu e di më së miri!

2. Për sa i përket disa nxitjeve që ndieni, si mund ta kuptoni se a janë nga shejtani apo jo, themi se shikohet se çfarë përmbajnë ato nxitje. Nëse janë veprime të cilat shpijnë në kënaqjen e Allahut të Lartësuar; në kryerjen e obligimeve dhe largimin nga haramet, atëherë patjetër janë veprime të mira dhe nuk janë nga shejtani. Në anën tjetër, nëse janë veprime dhe nxitje që hidhërojnë Allahun e Lartësuar dhe të Dërguarin e Tij salallahu alejhi ue selem, atëherë ato janë nga shejtani. Allahu e di më së miri!
1. Vëlla i nderuar, njeriu është krijesa më e përsosur, prandaj edhe Allahu i Lartësuar e ngarkoi me përgjegjësi dhe obligime. Por megjithëkëtë ai është i paaftë të kuptojë gjithmonë se cilat gjëra janë në dobi të tij dhe cilat jo. Allahu i Lartësuar thotë:  “…Ju mund që ta urreni një send, e ai është shumë i dobishëm për ju, dhe mund që ju ta doni një send, e ai është dëm për ju. Allahu di (fundin e çdo sendi) e ju nuk dini.” (Bekare, 216)

Alaudin Abazi

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit