12.4 C
Pristina
Wednesday, May 15, 2024

Gjenocidi boshnjak dhe islamofobia: si shkruhet historia?

Më të lexuarat

Pse shënjohet historia si para dhe pas 11 Shtatorit 2001, e jo para dhe pas Gjenocidit Boshnjak? A mund të jetë prejardhja fetare dhe tjetërsimi arsyeja e racionalizimit dhe fshirjes, duke e bërë atë një përfundim të pashmangshëm, sikur të mos kishte ndodhur fare?

Nga Hatem Bazian

Historia është një libër pa fund dhe shpesherë i korrigjuar dhe i rikorrigjuar nga autorë të ndryshëm me interesa të ndryshme.  Si akademikë, e kemi për detyrë ta analizojmë atë nga këndvështrime të ndryshme dhe të gjurmojmë të gjitha burimet e mundshme përpara se të japim një gjykim përfundimtar në lidhje me një temë apo me një çështje të caktuar. Në këtë kuptim, historia na paraqet sfidat e fundit që kanë të bëjnë me angazhimi me çështje të kushtëzuar nga një shumëllojshmëri pengesash subjektive që kufizojnë aftësinë për të arritur në një konkluzion përfundimtar në një temë.

Për shembull, le të marrim rastin e përdorimit të kalendarit i cili është konsideruar të jetë neutral/jo i njëanshëm por që realisht është shumë larg asaj, madje është një marrveshje tepër subjektive. A jemi ne në vitin 2016? Çfarë kriteresh përdorim ne për ta përcaktuar këtë?  Shënjimi i historisë dhe përdorimi i një kalendari është plotësisht subjektive dhe aspak një qasje objektive për të shënjuar kalimin e kohës.

Në kontekstin e sotëm historia është shënjuar nga sulmet terroriste të 11 shtatorit, të cilat shkaktuan humbjen e 2996 të pafajshmëve. Sulmet përkujtohen çdo vit në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo anë e mbanë botës. Nga një këndvështrim global mund të themi se një parcaktim “para”apo “pas” sulmeve është tepër i papërshtatshëm sepse e para nuk ka asnjë lidhje me kalendarin gregorian dhe e dyta sepse pavarsisht përdorimit të gjërë nuk është një shënjues universal.

Për Bosnjen, shënjimi i historisë përqendrohet tek gjenocidi dhe veçanërisht tek masakra Srebrenicës e cila qe dëshmitare e një kasaphanee prej 8373 boshnjakësh në vetëm dy ditë, më 11 -13 korrik të vtit 1995 nën mbrojtjen e OKB-së. Gjenocidi u krye nga ushtria serbe dhe Republika Srpska (VRS) nën komandën e gjeneral Ratko Mladiçit, i cili mori jetën e më shumë 100,000 civilëve, ndërkohë dëshmitar i gati 12 mijë deri në  20 mijë boshnjakeve dhe përndjekjen e 2 milionë muslimanëve boshnjakë.

Këtu pyetja qendron në faktin se përse gjenocidi boshnjak nuk ka shënjuar historinë? Pse shpesherë është lënë në harresë apo është hequr nga referencat sikur kurrë të mos kishte ndodhur?

Nëse 11 shtatori është shënjuar dhe përkujtohet me të drejtë për shkak të një humbje madhe, atëherë edhe gjenocidi boshnjak meriton të përcaktohet si pikë kyçe në histori për shkak të masakrave dhe përndjekjeve për gati katër vjet.

Nëse krahasohen shifrat gjenocidi i Srebrenicës ka pasur tre herë më shumë jetë të humbura dhe sigurisht që meriton të përkujtohet. Nuk kam për qëllim këtu të krahasoj se cili akt qe më i tmerrshëm apo cili shkaktoi më shumë vuajtje, por po flas për metodat historike të shënjimit dhe se si shuhen një numër i madh viktimash nga memoria botërore.

Pse shënjohet historia si para dhe pas 11 Shtatorit 2001, e jo para dhe pas Gjenocidit Boshnjak? A mund të jetë prejardhja fetare dhe tjetërsimi arsyeja e racionalizimit dhe fshirjes, duke e bërë atë një përfundim të pashmangshëm, sikur të mos kishte ndodhur fare?

Samiti Europian i Islamofobisë ishte një moment i shënjimit të historisë. Gjenocidi Boshnjak, një ngjarje e cila duhej sjellur në historinë bashkëkohore, përfundoi në një situatë me zhvendosje përgjegjësishë dhe lënie në harresë. Pa u ndalur te fakti se shumica e prezantimeve çalonin në të njëjtën pikë, duhet theksuar se shumë punime të mira ofruan detaje të islamofobisë në Europë nga ana teorike dhe praktike. Por hapja dhe disa pjesë të samitit krijuan inkuadrim problematikash dhe keqpërdorim burimesh. Ajo çfarë ofron gjenocidi boshnjak është një shembull i zymtë bashkëkohor i pasojave të gjera të islamofobisë dhe në të njëjtën kohë ofron një ilustrim të vënies në veprim të proçesit dehumanizues të shoqëruar me nacionalizëm. Thertoret, shfarosjet massive, spastrimet etnike dhe gjenocidet fillojnë pikërisht me ndërtimin e narrativës së “Tjetrit”, e cila kthehet pastaj në veprim. Narrativa për muslimanët në Europë dhe Amerikë  duhet të shtojë vetëdijen për alarmin që gjithkush duhet të shqetësohet dhe Gjenocidi Bosnjak ishte shembull konkret se parulla “kurrë më” nuk është mbështetur.

Autori është bahkëthemelues i Zaytuna College dhe njëherësh lektor i teologjisë dhe legjislacionit islam aty. Bazian gjithashtu shërben edhe si lektor në Universitetin e Kalifornisë. Në vitin 2012 ai nisi publikimin e revistes shkencore ‘Islamophobia Studies Journal,‘ dedikuar Islamofobisë.

Observer.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit