-2.1 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Forumi për Investime të Ballkanit Perëndimor, mundësi për rritjen e bizneseve në rajon

Më të lexuarat

Në Prishtinë është mbajtur Konferenca finale e projektit të Bashkimit Evropian (BE) për mbështetjen e Forumit të Investimeve të Ballkanit Perëndimor, në të cilën është theksuar potenciali për zhvillimin ekonomik dhe përfshirja në strukturat evropiane sa më shpejtë të jetë e mundur.

Nga Komisioni Evropian, Thomas Hagleitner, theksoi se ky projekt ka kontribuar në përmirësimin ekonomik. Ai tha se bashkërisht mund të shkohet tutje në fushën e integrimit ekonomik.

Hagleitner tha po ashtu se secili duhet të flas në mënyrë që të dëgjohen kërkesat e gjitha bizneseve, pasi që sipas tij vetëm në këtë mënyrë shtynë qeveritë të punojë më shumë në këtë drejtim.

“Kur kemi filluar me këtë projekt i tërë rajoni, integrimi ekonomik rajonal nuk ka qenë aq i theksuar sa është sot, projekti ka kontribuar në këtë bartje të përqendrimit…Puna që ka bërë forumi investues është në thelb të këtyre planeve dhe ka të bëjë me fuqizimin, integrimin potencial ekonomik rajonal që është kyç për përmirësimin dhe hapjen e zhvillimeve të vendit që të vazhdohet më tutje, edhe me konvergjencën, afrimin real me ekonominë e BE-së.

Së bashku e kemi një mundësi të shkojmë me tutje në fushën e integrimit ekonomik. Forumi i investimeve është zëri i bizneseve në këtë drejtim, ka të bëjë për rritjen e mundësive së bizneseve në rajon, dhe duke e bërë këtë jemi në gjendje të sigurte ta ngjallim procesin si të tillë, nëse secili e bënë të dëgjohet zëri i tyre në procesin e anëtarësimin, i shtynë qeveritë që t’i sjellin dhe përshpejtojnë mundësitë”, tha Hagleitner.

Kryetari i Bordit drejtues në këtë forum, Lulëzim Rafuna deklaroi se ky Forum i Investimeve të Ballkanit Perëndimor, është më së i nevojshëm për vendin.

Kryetari i OEK-ut, Rafuna shtoi se ky forum shërben si platformë për dialog dhe bashkëpunim për të tërhequr investime dhe për përgatitjen ekonomike në Ballkanin Perëndimor për Bashkimin Evropian.

“Kjo është saktësisht ajo çka rajonit tonë i duhet sot, çka mund të arrijë ekonomia, çka mund të kontribuojmë drejt rritjes. Ky forum i bashkon gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, ky proces shërben si platformë për dialog dhe bashkëpunim për të tërhequr investime dhe për përgatitjen ekonomike në Ballkanin Perëndimor për Bashkimin Evropian.

Një prej përparësive të këtij forumi është potenciali për zhvillimin ekonomik, kjo lejon rrjedhën e lirë të mallrave e shërbimeve përmes shteteve anëtare, ka mundësi për bizneset të zgjerohen dhe të qasen në biznese të reja. Forumi shërben si platformë për zhvillimin e kapaciteteve, si dhe përmes iniciativave të shumta ka mundësuar shkëmbimin e praktikave më të mira. Ne kemi vepruar si katalizator i rëndësishëm për krijimin e nevojave unike mes vendeve, kjo hap dyert për bashkëpunim dhe partneritetet ndërkombëtare, sidomos për BE-në”, tha Rafuna.

Ndërsa, zëvendës kryetari i Bordit Menaxhues të Forumit Investues të Ballkanit Perëndimor, njëkohësisht edhe kryetar i Odës së Tregtisë dhe Industrisë së Serbisë, Marko Cadez tha se ekonomia e vendit mund të humbasë nëse nuk ka politika të mira.

Cadez tha po ashtu se ekonomia evropiane ka ngecur prapa, dhe sipas tij Ballkani Perëndimor duhet të përfshihet në strukturat evropiane sa më shpejtë të jetë e mundur.

“Duhet të flasim me njeri tjetrin dhe duhet t’i themi të gjithëve se shumica e njerëzve që jetojnë në ketë rajon kanë shumë për të humbur nëse politikat janë te këqija…Tani është me rëndësi që bizneset jo vetëm të punojnë së bashku, por të krijojnë trysninë që politika të kuptojë se jemi ne ata me të cilët ata varën, jemi ne ata që paguajmë tatimet, që ndërtojmë spitalet, rrugët e që krijojmë vende pune dhe krijojmë të ardhme për këtë rajon.

Nëse e shihni ekonominë evropiane, ne si evropian kemi ngecur prapa pas Azisë dhe vendeve tjera, në inteligjencën artificiale e në çfarëdo kemi ngecur prapa. Ne kemi një situatë apo problem të sigurisë në çdo kufi edhe në mes Evropës kemi luftën në Ukrainë dhe kemi probleme në Ballkanin Perëndimor që lihen anash e nuk bëhen prioritet. Ballkani Perëndimor duhet të përfshihet në strukturat evropiane sa më shpejtë të jetë e mundur, maksimum në dy vitet e ardhshme, t’i ketë të gjitha liritë dhe prej aty të punohet në anëtarësimin e plotë. Kjo ka nevojë për vizion, jemi shumë të vetëdijshëm për problemet që kemi ne sesa disa vende tjera”, tha Cadez. /KP/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit