2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Fahreddin Pasha: komandanti osman që refuzoi të dorëzonte Medinën

Më të lexuarat

Ka kaluar një shekull që kur tokat e shenjta – Meka dhe Medina – u humbën nga Perandoria Osmane, por turqit dhe bota islame nuk e kanë harruar komandantin heroik që mbrojti qytetin deri në minutën e fundit, duke rrezikuar jetën e tij për të mbrojtur objektet e shenjta.

Fahreddin Pasha është një figurë e respektuar në Turqi. Pas dorëzimit të Perandorisë Osmane me armëpushimin e Mudros më 30 tetor 1918, rajoni i Hejazit dhe tokat e tjera do t’u dorëzoheshin britanikëve. Në vitin 1916, komandant i emëruar i Medinës, Fahreddin Pasha, nuk pranoi të dorëzonte qytetin e profetit Muhamed. Ai qëndroi deri në janar 1919, duke u bërë komandanti i fundit osman që humbi territorin. Ai më parë kishte arritur të dërgonte në kryeqytet relike të shenjta nga qyteti i shenjtë.

Ky nëntor shënon 100 vjetorin e qëndrimit të tij sfidues në Medine dhe 70 vjetorin e vdekjes së tij.

I lindur në 1868 në Rusçuk (Ruse në lumin Danub në Bullgarinë e sotme), Fahreddin Pasha u diplomua në Akademinë e Luftës dhe shërbeu në një sërë postesh përpara se të emërohej në Hejaz. Ai mbërriti në Medine kur shpërtheu revolta arabe në verën e vitit 1916. Revolta ishte mbështetur nga britanikët të cilët u premtuan rebelëve një shtet të pavarur arab. Marrja e Mekës dhe Medinës nga autoritetet osmane ishte jashtëzakonisht e rëndësishme për rebelët. Dy qytetet e shenjta kishin qenë në duart osmane që nga fillimi i shekullit të 16-të. Që atëherë, sulltanët osmanë e kishin marrë autoritetin e tyre si kalifë nëpërmjet kontrollit dhe mbrojtjes së Mekës dhe Medinës.

Ishte edhe kjo arsyeja që Fahreddin Pasha ishte i vendosur për mbrojtjen e Medinës. Qyteti ishte ndalesa e fundit në hekurudhën e Hexhazit dhe arriti të merrte mbështetje logjistike me këtë mjet deri në fillim të vitit 1918. Që atëherë, situata në Medine u bë e rëndë. Pas dorëzimit të Perandorisë Osmane në tetor 1918, presioni nga britanikët, qeveria e Stambollit dhe brenda qytetit ndaj Fahreddin Pashës për t’u dorëzuar, u rrit. Pashai osman deklaroi se do të duronte derisa të merrte një urdhër të drejtpërdrejtë nga sulltani dhe kalifi për t’u dorëzuar. Fundi erdhi në janar 1919 kur Fahreddin Pasha u kap dhe qyteti i Medinës ra.

Historia e Fahreddin Pashës është e njohur në Turqi, por shumë më pak jashtë saj. Veprat rreth tij të botuara në anglisht janë të rralla. S. Tanvir Wasti, Martin Strohmeier dhe Alia El Bakri janë autorë që kanë botuar studime mbi mbrojtjen e Medinës nga Fahreddin Pasha. Një dokumentar në anglisht mbi pashain do të bënte një rrugë të gjatë për ta bërë këtë kapitull të historisë osmane dhe të Lindjes së Mesme të arrijë një audiencë më të gjerë.

Trashëgimia e Fahreddin Pashës përmblidhet më së miri nga epitafi në lapidarin e tij: “Medinenin Kahraman Müdafii” – Mbrojtësi Heroik i Medinës.

Shkroi : Hamza Karcic është Asistent Profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Sarajevës.

Përktheu : EkonomiaIslame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit