0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Erdoğan: Avioni ushtarak “Hürjet” dhuratë për Shekullin e Turqisë

Më të lexuarat

Avioni i parë supersonik turk Hürjet kreu me sukses fluturimin e tij të parë.

Avioni i parë ushtarak turk Hürjet përfundoi me sukses sot fluturimin e tij të parë testues dhe është një aeroplan me një motor, supersonik me dy ulëse. Bëhet fjalë për një avion të avancuar stërvitor dhe luftarak të lehtë.

“Aeroplani ynë i parë reaktiv supersonik kombëtar me ekuipazh njerëzor, Hürjet, ka përfunduar me sukses fluturimin e tij të parë. Një dhuratë për Shekullin e Türkiyes”, ka thënë presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan në rrjetet sociale.

Presidenti Erdoğan ndau gjithashtu foto të momentit kur avioni Hürjet, i zhvilluar nga Industria e Hapësirës Ajrore Turke (TUSAŞ), doli nga hangari dhe bëri fluturimin e tij të parë.

Avioni i lehtë luftarak ka një gjatësi prej 13,6 metrash, një hapje krahësh 9,5 metrash, një lartësi 5,1 metrash dhe një sipërfaqe krahësh 35 metrash katrorë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit